Trendet e pagesave kanë ndryshuar, kuptoni arsyet se pse nuk duhet te paguani me para të gatshme (cash)

Zhvillimit të teknologjisë nuk i kanë shpëtuar as format e realizimit të pagesave. Trendet e reja tregojnë se ato janë transformuar tërësisht, duke u shndërruar nga pagesa fizike në pagesa elektronike.
Ne ju rekomandojmë që pagesat elektronike t’i bëni me anë të aplikacionit të IBAS-it. Atë mund ta shkarkoni në App Store apo Play Store. Më poshtë gjeni disa arsye pse duhet të paguani në mënyrë elektronike:
Thjeshtësia në përdorim dhe përshtatshmëria
Teknologjia u ka mundësuar klientëve të kryejnë një pagesë online edhe pa përdorimin e kartelës fizike ose edhe në mungesë të kuletës fizike. Një kuletë të tillë virtuale e ofron edhe IBAS, në të cilën mund t’i depononi paratë tuaja me siguri maksimale.
Gjithashtu, aplikacionet që mundësojnë kryerjen e këtyre shërbimeve janë të thjeshta dhe të lehta për përdorim. Për çdo paqartësi ju mund të kontaktoni me kompaninë, apo edhe mund t’i vizitoni llogaritë e tyre në rrjete sociale, në mënyrë që të komunikoni më lehtë me ta. Për shembull mund të vizitoni ueb faqen edhe llogaritë e IBAS-it në rrjetet sociale, dhe të informoheni më shumë për mënyrën sesi duhet kryer pagesat online.
Kursimi i kohës
Studiuesja e marketingut, Kristen Graminga, në një artikull të saj thotë se pagesat online u ofrojnë klientëve më shumë kohë.
Pagesat online nuk eliminojnë vetëm kohën në transaksionet e bëra, por ato kursejnë edhe kohën e cila ju duhet ta shpenzoni për të udhëtuar për kryerjen e pagesave apo për të pritur në radhë.
Faturat e ujit, mbeturinave, faturat në Universitetin e Prishtinë e faturat tjera mund t’i paguani me IBAS kudo që të ndodheni.
Përfitime pa kosto
Njëra ndër arsyet tjera se pse preferohen pagesat online është edhe fakti se klientët përfitojnë shumë, ndërsa nuk shpenzojnë asgjë. Në një botë ku ka kaq pak gjëra falas, pagesat online u ofrojnë konsumatorëve një komoditet, pa u kërkuar asgjë në këmbim. Shkarkimi, krijimi i llogarisë si dhe mirëmbajtja e asaj llogarie në shumë platforma, sikurse në IBAS, është falas. Jo vetëm që nuk paguani asgjë, por ju mund që të fitoni bonuese, të cilat mund t’i shpenzoni për pagesa.
I qasshëm kurdo dhe kudo
Ndër përparësitë kryesore të platformave që mundësojnë kryerjen e pagesave në mënyrë elektronike është qasja e lehtë e tyre. Mjafton që ta shkarkoni në telefonin tuaj, pavarësisht llojit të tij, dhe mund ta përdorni në çdo kohë. Nuk ka rëndësi se ku jeni, në shtëpi, në punë, në qytet apo diku tjetër, e rëndësishme është që ta keni telefonin tuaj me vete në mënyrë që t’i kryeni pagesat e nevojshme. Platformë e tillë është edhe IBAS, të cilin mund ta shkarkoni në telefonin tuaj të mençur.