Kjo është mënyra më e lehtë dhe më pak e kushtueshme për t’i paguar detyrimet financiare

Shërbimet që i marrim nga institucionet komunale dhe shtetërore dhe organizatat tjera natyrisht që duhen paguar, por në një botë dinamike na duhet të gjejmë mënyrën më të lehtë, më të shpejtë e më të lirë për realizimin e pagesave. Falë zhvillimit teknologjik, nuk është e domosdoshme të shfrytëzohet pauza e drekës për të paguar faturat apo të pritet gjatë për realizimin e një pagese me shpresë që radha e gjatë të largohet para orës 17:00. Me inovacionin IBAS ju mund të paguani kudo dhe kurdo:

  • -Ujin
  • -Gjobat
  • -Shërbimet e Universitetit të Prishtinës
  • -Ndërmarrjen Publike Banesore
  • -Tatimin në pronë
  • -Tatimet dhe kontributet
  • -Mbeturinat
  • -Kujtesën

Përse duhet të përzgjidhni IBAS për pagesat tuaja?

IBAS është dizajnuar për t’ju lehtësuar jetën të gjithë klientëve të saj, duke iu mundësuar që shërbimet financiare si: pagesat, transferet dhe kreditë t’i realizojnë në çdo kohë e nga çdo vend. Përveç që është i lehtë për përdorim, me bonuset që ofron IBAS këto fatura ju kushtojnë më pak.

Për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, IBAS përmes bonusit, ka mundësuar që shërbimet që merren nga ky institucion të paguhen pa asnjë tarifë shtesë. Disa nga shërbimet tjera janë gjithashtu pa tarifë: uji, Kujtesa, Ndërmarrja Publike Banesore, etj. Krahas të gjitha këtyre përfitimeve nuk keni asnjë shpenzim, sepse hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë në IBAS janë pa pagesë.

Teknologjia u ka mundësuar klientëve të kryejnë një pagesë online edhe pa përdorimin e kartelës fizike ose edhe në mungesë të kuletës fizike. Një kuletë të tillë virtuale e ofron edhe IBAS, në të cilën mund t’i depononi paratë tuaja me siguri maksimale.

Si realizohen pagesat me IBAS?

Për realizimin e pagesave, së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin e IBAS në telefonin tuaj.

Nëse jeni përdorues i iOS (Iphone) aplikacionin mund ta merrni përmes këtij linku:
https://apps.apple.com/us/app/ibas/id1512391343.

Ndërsa, nëse jeni përdorues i Android (Samsung, Huawei, Xiaomi etj.) aplikacionin mund ta merrni përmes këtij linku:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.ibas.app.

Pasi ta shkarkoni aplikacionin, duhet të hapni dhe verifikoni llogarinë, duhet të klikoni butonin “faturat” pastaj të përzgjidhni llojin e faturës që dëshironi ta paguani, të skanoni barkodin, të shkruani shumën dhe ta bëni pagesën. Po pra, kjo është forma më inovative e pagesës.