Konkurs për Drejtor Marketingu

Pozita: Drejtor i Marketingut
IBAS-i po kërkon të punësojë Drejtor Marketingu, i cili do të jetë përgjegjës për të zhvilluar strategjitë e marketingut, të planifikojë dhe koordinojë aktivitetet e marketingut, të komunikojë planet e marketingut me palët relevante duke ndërtuar ndërgjegjësimin dhe pozicionimin në treg. Gjithashtu do të punojë ngushtë me Departamentin e Shitjes për të zhvilluar një strategji me qëllim të përmbushjes së objektivave të IBAS-it.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- • Krijon strategjinë dhe politikat e marketingut për realizimin e objektivave afatshkurta dhe afatmesme;
- • Krijon strategjinë, konceptet, përmbajtjen dhe vizuelizimin e fushatave të marketingut dhe reklamën e produktit dhe të solucionit, përfshirë UX/UI (User Experience/User Interface).
- • Identifikon emetuesit efektiv të marketingut dhe materialeve promovuese dhe krijon partneritete afatgjate me ta, pas aprovimit të punëdhënësit (bordit);
- • Rekomandon kanalet dhe metodologjinë e emetimit dhe i përcjell punëdhënësit rezultatet e emetimit, veç e veç dhe kampanjës në tërësi;
- • Udhëheqë, krijon dhe zbaton kreacionin e kampanjave të marketingut dhe të PR-it (Relacioneve me publikun), duke punuar ngushtë me përgjegjësinë e zhvillimit të biznesit, ekipet e shitjes dhe marketingut ose drejtuesit e IBAS;
- • Mirëmban marrëdhëniet me palët e interesit duke organizuar dhe zhvilluar programe specifike të marrëdhënieve me klientët, vlerëson dhe rekomandon praninë e kompanisë në konventa, takime vjetore, shoqata, seminare, etj;
- • Hulumton tregun, trendët, nevojat, për produkte të grupit dhe/ose kahje të marketingut dhe i prezanton ato para bordit, përfshi rekomandimet për pozicionim më të mirë.
- • Ofron informata për marketing duke u përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave. Përgatitë buxhetin vjetor për caktimin e shpenzimeve në marketing dhe PR. Komunikon planet e marketingut dhe bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Shitjes.
- • Mirëmban stafin e marketingut duke rekrutuar, zgjedhur, orientuar dhe trajnuar punonjësit. Vlerëson ndikimin dhe progresin e marketingut veç e veç (në nivel produkti a solucioni) dhe në tërësi të kompanisë;
- • Zhvillon stafin e marketingut duke ofruar informacione, mundësi edukimi dhe mundësi për rritje të përvojës.
- • Mirëmban dhe avancon njohuritë profesionale dhe teknike duke ndjekur seminare edukative; rishikimin e botimeve profesionale; krijimin e rrjeteve personale; pjesëmarrje në shoqëri profesionale, eti;
Kualifikimet e kërkuara:
- • Bachelor në biznes ose marketing, përparësi;
- • Dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut;
- • Aftësi te mira organizative dhe planifikuese;
- • Njohuri të shkëlqyera të marketingut;
- • Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të punojnë jashtë orarit nëse është e nevojshme;
- • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese
- • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
- • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
- • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit.
Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurrojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: info@ibas.world. Afati për aplikim është i hapur deri më 05.02.2022.