Ekspertët ndërkombëtar: Vlera e IBAS është 25,6 milion euro

Ende pa mbushur 2 vjet të operimit në treg, ekspertët ndërkombëtar të "Merge & Acquisitions" me bazë në Bruksel, pas një punë intensive 3 mujore, kanë vlerësuar institucionin financiar IBAS me 25,6 milion euro.

Ky vlerësim është kryer përmes metodologjisë “Cash flow”.

Referencat:
WACC = 18.52%, PGR = 15%. Discount factor = 0.82, 0.68, 0.56, 0.46, 0.38.

IBAS është institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, transferit të parasë dhe kredidhënies për pagesa. Me veprimtarinë e tij, IBAS është duke krijuar ekosistemin e pagesave digjitale në Republikën e Kosovës. Deri tani ka arritur të krijojë 1,800 pika të pagesave elektronike dhe vazhdon të krijojë marrëveshje bashkëpunimi me bizneset kosovare. Ndonëse me lëshimin e kredive online kanë filluar këtë vit, IBAS deri tani ka pranuar afër 3000 kërkesa për kredi pagese, pjesa dërmuese e të cilave janë financuar në kohë rekorde.

Për një periudhë 3 – 5 vjeçare ky institucion planifikon zgjerimin edhe në rajon, konkretisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe në Bosnjë.

Kujtojmë që ky institucion financiar për inovacionin që ka sjellë, në edicionin e fundit të ICT Awards është shpërblyer me çmimin “Inovacioni i vitit”.

IBAS nuk do të arrinte në këtë pikë suksesi pa profesionalizmin e personelit të saj dhe mirëpritjes së bizneseve kosovare, për çka janë tejet mirënjohës dhe falënderues.