Për herë të parë në histori, IBAS do të mundësojë pagesa digjitale pa kartelë, telefon e mjete tjera, por edhe pa fonde

Për herë të parë në histori, IBAS do të mundësojë pagesa digjitale pa kartelë, telefon e mjete tjera, por edhe pa fonde

Ideja unike është iniciuar për patentim në Londër dhe pritet të aplikohet në industrinë financiare në tërë botën.

“Javën që shkoi, në Londër, dorëzova kërkesën për patentim të "Toolless payment solution". Falë këtij inovacioni, për herë të parë në histori, njerëzit do të mund të kryejnë pagesa digjitale pa kartelë, pa telefon, pa orë, pa bizhuteri, pa shenja biometrike dhe pa fonde, nëse duhet”, ka deklaruar themeluesi dhe arkitekti i zgjidhjes së IBAS, Gazmend Selmani.

Inovacioni që do ta sjellë IBAS synon një pavarësi të plotë të paguesve nga pajisjet, por edhe nga mungesa e disponueshmërisë së fondeve. Diçka që deri tani nuk ka ekzistuar, askund në botë.