Pse investimi në IBAS është gjëja e duhur?

IBAS (Innovative Banking and Attractive Solutions) si institucion financiar tashmë ka dëshmuar suksesin e tij. Për më pak se 2 vjet të operimit, IBAS si i vetëm ka digjitalizuar rreth 1,800 pika pagese, krahas më pak se 7,000 në gjithë Kosovën, të digjitalizuara nga i gjithë sektori bankar, bashkërisht. Ky proces do të vazhdojë deri në digjitalizimin e plotë të tregut të pagesave. Për rreth një vit prej lansimit të kredive për pagesa, IBAS ka pranuar e shqyrtuar afër 3,000 aplikime dhe ka financuar një numër të konsiderueshëm të tyre. Është vlerësuar 25.6 milion euro prej ekspertëve ndërkombëtarë të "Merge & Acquisitions" me bazë në Bruksel, dhe ka synime të qarta e plan biznesi të bazuar që këtë vlerë ta pesëfishojë brenda 3 – 5 vjetëve të ardhshme. Së fundmi, është duke zhvilluar teknologjinë që mundëson realizimin e pagesave digjitale pa kartelë, pa telefon të mençur, pa orë të mençur, pa shenja biometrike dhe pa fonde, nëse kjo është e nevojshme dhe për këtë, në Londër ka dorëzuar kërkesë patentimi ndërkombëtar.

Çka është IBAS?

IBAS është institucion financiar i licensuar nga Banka Qëndrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike dhe kredidhënies për pagesa. Institucione të tilla, nëpër botë njihen edhe si Banka Digjitale (Anglisht Digital Bank) ose Neobanks që kanë kuptimin e ofrimit të shërbimeve të konsiderueshme bankare, nëpërmjet teknologjisë online dhe jo nëpërmjet zyrave fizike apo degëve tradicionale.

IBAS sot dhe nesër?

IBAS sot ofron shërbimin e pagesave digjitale ndërmjet paguesit dhe të paguarit. Si një alternativë efektive dhe efiçiente e pagesave përmes kartelave bankare dhe POS tradicionale, IBAS ka zhvilluar teknologjinë e fundit e cila mundëson që telefoni i mençur ta luaj rolin e kartelës, ndërsa QR code, i vendosur në një letër, në një telefon të mençur, apo në një kompjuter ta luaj rolin e POS. Për pranuesit e pagesave që nuk janë klientë IBAS, pagesat mund t’i pranojnë në cilëndo llogari bankare, vendore apo ndërkombëtare. Për ata që kanë nevojë, IBAS ofron kredi për pagesa deri në 100,000 euro, me afat rekord shqyrtimi dhe fleksibilitet trajtimi.

IBAS nesër do të ofrojë shërbimin e HCE apo Google Pay dhe Apple Pay që mundëson ndërlidhjen e çfarëdo kartele të Mastercard dhe Visa card me telefonin tuaj me qëllim të realizimit të pagesës në cilindo dyqan në botë. Krahas kësaj do të ofrojë edhe llogari bankare (IBAN) ndërkombëtare (të Mbretërisë së Bashkuar apo Bashkimit Evropian) duke iu ofruar klientëve të vetë të gjitha privilegjet dhe benefitet nga llogaritë e tilla, përfshi pranimin e pagesave nga PayPal e platforma të ngjashme dhe transferimin e parasë apo remitancave, sikurse brenda BE-së dhe MB-së.

Ku operon IBAS?

Momentalisht IBAS operon në Republikën e Kosovës dhe brenda 3 - 5 viteve do të fillojë operimin edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnjë.

Çka fitoj nëse investoj në IBAS?

Që nga dita e parë e aprovimit tuaj të shtimit të kapitalit nga Banka Qëndrore e Kosovës nga investimi juaj, ju e fitoni të drejtën e dividentës prej ditës së përvetësimit të statusit të aksionarit. Natyrisht, si tek secili biznes tjetër, performanca vjetore varet nga shumë faktor të cilët ndikojnë në fitimet/humbjet vjetore. Megjithatë, IBAS ka zhvilluar metodologji tejet efektive të menaxhimit të luhatjeve të tilla. Në anën tjetër, përveç fitimeve nga dividenta ju pritet të fitoni edhe me rritjen e vlerës financiare të IBAS.

Si dhe kur mund të investoj në IBAS?

Në harmoni me nenin 10 të statutit të IBAS të aprovuar nga Banka Qendrore dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare, IBAS ka emetuar 8,000 aksione preferenciale të serisë A në shumë monetare prej 400,000 Euro. Çmimi për aksion është 50.00 euro.

Këto aksione, apo një pjesë të tyre ju mund ta blini duke vizituar dhe përcjellur instruksionet në këtë shteg: www.ibas.world/shares

Shuma minimale e investimit është 5,000 euro.

Pas aplikimit për blerjen e aksioneve dhe dërgimit të dokumenteve do të ftoheni për diskutime të mëtejme me menaxhmentin e IBAS, do të nënshkruhet kontrata dhe më pastaj dokumentacioni relevant do të përcjellët në Bankën Qendrore të Kosovës për shqyrtim dhe aprovim. Kjo periudhë mund të zgjas deri në 3 muaj.

Vëmendje:

Asnjë aksion i emetuar nuk do të bartet nën pronësinë e blerësit nëse i njëjti është i papërshtatshëm, sipas legjislacionit në fuqi të Bankës Qendrore të Kosovës, apo ka të kaluar kriminale apo dyshohet për të kaluar kriminale dhe nëse i njëjti nuk arrin ta dokumentojë prejardhjen e ligjshme të parasë, sipas kërkesës së Bankës Qendrore të Kosovës dhe nuk ka kryer pagesën e plotë të aksioneve.

Përkrahja:
Nëse keni nevojë për përkrahje apo informacione tjera drejtoni kërkesën tuaj në shares@ibas.world dhe do të merrni përgjigje brenda ditës.

A mund t'i shes aksionet e mia në IBAS?


Po, secili posedues i aksioneve të preferenciale mund ti shes aksionet tek IBAS sh.a. apo t'i rishes tek ndonjë palë që kualifikohet e përshtatshme, sipas legjislacionit në fuqi. Kësaj i paraprinë njoftimi ndaj IBAS, prej një periudhë jo më pak se tre (3) muaj, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i çmimit të aksioneve dhe të zhvillohen procedurat e shitjes. Shitja e aksioneve nga aksionari do të ndodh vetëm nëse palët pajtohen me çmimin e tregut. Në të kundërtën, aksionet mbeten në pronësi të poseduesit të aksioneve të privilegjuara. Ri-inicimi i procesit të shitjes mund të ndodhë vetëm 3 (tre) muaj pas inicimit paraprak.

Tregime suksesi për institucione sikurse IBAS

Viteve të fundit digjitalizimi i industrisë financiare, veçanërisht sektorit bankar ka marrë një hov tejet dinamik dhe me sukses ka arritur të krijojë një epokë të re. Krejt kjo me qëllim të eliminimit të barrierave në këtë industri dhe ruajtjes e ngritjes së përfitimeve të qytetarëve fizik dhe juridik. Në vazhdën e kësaj, Bashkimi Evropian ka nxjerrë lloj-lloj normash juridike, ku një nga më të rëndësishmet është PSD (Payment Service Directive) 2, e cila, ndër të tjera, definon kushtet e sigurisë dhe obligon ndërlidhjen elektronike të institucioneve financiare ndërmjet veti, për të ofruar shërbimin PIS (Payment Initiation Service) dhe AIS (Account Information Service), funksione këto që u mundësojnë klientëve të një institucioni financiar të kryejnë transaksione me teknologji të një institucioni tjetër. Shumica e shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian kanë nxjerrë ligje dhe/apo rregullore të ngjashme për të krijuar ambient juridik të ngjashëm me atë të PSD2. Nga kjo frymë juridike e teknologjike dhe nga atraktiviteti i industrisë janë zhvilluar shumë institucione, e që disa më të njohurat janë: Monzo, që vepron në Angli dhe vlerësohet 4.5 miliard dollar; Starling, që vepron në Angli dhe vlerësohet 3.4 miliard dollar; N26, që operon në Bashkimin Evropian dhe vlerësohet 9 miliard dollar; Revolut, që operon në Bashkimin Evropian dhe në Angli dhe vlerësohet 33 miliard; Swish payment me bazë në Suedi dhe Viva wallet me bazë në Greqi, e cila pas një investimi gradual prej 900 milion me një koeficient prej 9 ka shitur 49% tek JP Morgan. Kujtojmë, asnjë nga këto institucione, përkundër kapaciteteve që kanë, nuk mundësojnë realizimin e pagesave digjitale pa kartelë, pa telefon të mençur, pa orë të mençur, pa shenja biometrike, sikurse do ta bëjë IBAS.