IBAS mbyll turnin e shitjes së aksioneve – blihen 11,540 sosh

Për më pak se dy muaj nga kur IBAS, për herë të parë në Kosovë, hapi thirrjen publike për blerje të aksioneve, arriti të shes 11,540 aksione preferenciale nga 8,000 sosh të emetuara ose 144.25% të synimit. Përkthyer në vlera financiare e kap shumën prej 577,000 euro. Kërkesa e lartë për blerjen e aksioneve në IBAS dëshmoi edhe njëherë se epoka IBAS tashmë ka ardhur.

Sot IBAS mbyll turnin e mbledhjes se fondeve përmes shitjes se aksioneve preferenciale, duke mbyllur kështu edhe një tjetër sukses, nga shumë të tillë në ardhje.

Personeli i IBAS i falënderon të gjithë aksionarët dhe i siguron se ky investim do ta përshpejtojë jetësimin e vizionit dhe rritjen e konkurrueshmerisë në treg. Po ashtu i falënderon edhe ata që shprehën interesim, por që nuk arritën të blejnë aksionet për shkak se nuk munden ta sigurojnë dokumentacionin e kërkuar nga rregullatori (Banka Qendrore e Kosovës) brenda periudhës së arsyeshme kohore.

Duke parë interesimin e madh të qytetarëve, IBAS siguron publikun e gjerë se do të ketë edhe mundësi tjera në të ardhmen e afërt për t'iu bashkuar epokës IBAS dhe inovacioneve të radhës që janë në ardhje.

Kujtojmë që ekspertët ndërkombëtar të "Merge & Acquisitions" me bazë në Bruksel kanë vlerësuar institucionin financiar IBAS me 25,6 milion euro. Më shumë për IBAS gjeni në www.ibas.world