IBAS fiton çmimin kryesor "Inovacioni i vitit" nga “ICT Awards”, si organizim mbarë shqiptarë

Në edicionin e 9-të të garës më të madhe shqiptare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “ICT Awards”, IBAS fitoi çmimin kryesor atë të “Inovacionit të vitit”.

Në emër të të gjithë atyre që punuan për shndërrimin e IBAS nga një ide në platformë, Yll Qarkaxhiu falënderoi jurinë për vlerësimin. “Me IBAS jemi munduar që të krijojmë diçka që është realizuar në vendet më të zhvilluar në botë, në mënyrë që edhe trojet shqiptare të kenë një platformë të tillë”, tha ai.

Themeluesi i këtij institucioni financiar dhe arkitekti i zgjidhjes IBAS, Gazmend Selmani, potencoi se ky IBAS është rezultat i punës shumëvjeçare të të gjithë personelit të IBAS dhe PBC. “Ky çmim është një rikonfirmim i revolucionit IBAS, i cili, tashmë është nisur për në tregun evropian. Aty ku, edhe ne, denjësisht do t’i shpërfaqim vlerat e vërteta shqiptare”, tha Selmani.