hamburgerImg

MOS PAGUAJ PROVIZION për me çu pare në Kosovë

Një nga pyetjet më të shpeshta që marrim nga miqtë tanë në mërgatë është: “Qysh me çu pare në Kosovë, shpejt dhe pa provizion?” Një pyetje shumë me vend – kush ka dëshirë me pagu kur ka mundësi me çu pare në Kosovë, PA PROVIZION? E, saktësisht këtë e bën – me një zgjidhje që askush tjetër nuk e ofron dhe që po ua lehtëson jetën të gjithëve – jo vetëm familjarëve në Kosovë, por edhe mërgimtarëve.

Si funksionon IBAS?

IBAS u mundëson mërgimtarëve të dërgojnë para drejtpërdrejt nga llogaria e tyre, nga cilado bankë në Evropë, në llogarinë bankare (konto numër, me qasje në SEPA) që IBAS ua ofron familjarëve të tyre në Kosovë. Kjo do të thotë që dërgimi i parave nga Evropa në Kosovë ndodh njësoj si brenda vetë Evropës – ndërsa pranuesit në Kosovë i marrin paratë brenda sekondave. Krejt kjo bëhet e mundur për ata që posedojnë njërën nga pakot, përmes së cilave përfitojnë:

  • Konto numër (IBAN anglez) me qasje në SEPA, PA PAGESË!
  • Mastercard PA KOSTO të mirëmbajtjes mujore.
  • Tërheqje në çdo bankomat PA PROVIZION!
  • Deri në 3 transfere mujore nga Evropa – PA PROVIZION!
  • Deri në 1,000€ kredi PA INTERES!
  • Sigurim shëndetësor spitalor, FALAS deri në 25,000€

E pabesueshme? Ja si funksionon

Nëse jeton në një shtet të Evropës, nuk ke nevojë me shku nëpër trafika a pompa benzine për me deponu pare e me i çu në Kosovë. As nuk ke nevojë me shkarku a instalu aplikacione të institucioneve financiare e me u bë kahre me kartela bankare. Krejt çka duhet është, familjarit tënd në Kosovë me i thanë me hapë një llogari bankare në IBAS, prej shpisë, krejt online – pa pasë nevojë me u maltretu nëpër sportele. Dhe qat konto numër që na ia hapim, me ua çu juve në Viber, WhatsApp, Facebook apo çfarëdo kanali tjetër të komunikimit që e përdorni me fole në mes veti. Nëse ka nevojë me i ndihmu, na me shumë qejf e bëjmë. E ju, prej telefonit tënd, respektivisht prej llogarisë tënde bankare në Evropë, e nisë transferin në konto numrin e familjarit tënd në IBAS. Paret i mbërrijnë brenda sekondave. Pastaj mundet me i nxjerrë në cilindo bankomat në Kosovë, ose me pagu në dyqane, me kartelën personale të Mastercard që ia lëshojmë na.

Po pranuesi i parave në Kosovë, a paguan diçka?

Varet nga zgjedhja që e bën. Pranuesi mundet me zgjedhë:

  • Llogaria STANDARD: Pa pagesë mujore, por që paguan 3.00 euro për çdo transfer, pavarësisht sa e madhe është shuma e pareve që e pranon. Ose:
  • Llogarinë REMITENCA + Sigurimi Shëndetësor, që ka mirëmbajtje mujore prej: 9.99 euro, dhe fiton:
    • 2 transfere mujore nga Evropa, pa provizion
    • Sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000€ pa pagesë
    • Mastercard pa mirëmbajtje dhe pa provizion
    • 2 tërheqje mujore në çdo bankomat në Kosovë, pa provizion
  • Llogarinë PREMIUM, që ka mirëmbajtje mujore prej: 9.99 euro, dhe fiton:
    • 2 transfere mujore nga Evropa, pa provizion
    • 750€ kredi pa interes për 3 muaj
    • Mastercard pa mirëmbajtje dhe pa provizion
    • 2 tërheqje mujore në çdo bankomat në Kosovë, pa provizion
  • Llogarinë INTEGRA | Kujdesi familjar, që ka mirëmbajtje mujore prej: 14.99 euro, dhe fiton:
    • 3 transfere mujore nga Evropa, pa provizion
    • 1,000€ kredi pa interes për 30 ditë
    • Mastercard pa mirëmbajtje dhe pa provizion
    • 3 tërheqje mujore në çdo bankomat në Kosovë, pa provizion
    • Sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000€ pa pagesë

Po nëse hap fillimisht llogarinë STANDARD, a mundet me ndërru ma vonë?

Po, absolutisht! Vetëm e shtypë butonin “Avanco llogarinë” në aplikacionin e IBAS dhe i shfaqen të gjitha llojet e llogarive në IBAS dhe e shtypë butonin Aktivizo për llojin e llogarisë që i pëlqen.

E, a është i sigurt IBAS?

Absolutisht po. IBAS është institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe mbikëqyret rregullisht, njësoj si bankat. Selia e IBAS ndodhet në Kosovë dhe në Angli, nga ku ofron qasje në sistemin SEPA, sistem ky i mbikëqyrur nga Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian. Përdorim teknologjinë më të fundit, siguri me verifikim me dy faktorë (2FA) dhe shenja biometrike – njësoj si në bankat më të sigurta në Evropë.

IBAS – Shoku yt financiar

IBAS, shoku yt që kujdeset për reduktimin e shpenzimeve të tua, mirëqenien financiare të familjes suaj dhe përfshirjen në sigurimin shëndetësor falas në të gjitha spitalet private në Kosovë dhe Shqipëri.

Pyetja është – a je gati me ia lehtësu jetën vetes dhe familjarëve tu në Kosovë? Nëse po, dërgoja këtë link https://ibas.world/join-ibas/ dhe thuaj ta instalon aplikacionin dhe të hapë llogari në IBAS, ose ta shtypë butonin Shtyp këtu nëse të duhet ndihma, dhe ne e kontaktojmë për udhëzime, hap pas hapi. Ose, na shkruaj neve në: 038600300 048123123 dhe na merremi me të tjerat.

Share the Post:

Related Posts

Blog

Kudo, nga kudo!

IBAS është institucioni financiar me zgjidhjet më atraktive dhe më konkurruese për pagesat digjitale. Një prej mundësive të fundit që

Read more

Thank you for choosing IBAS for your banking needs!

We're thrilled to welcome you on board. In compliance with regulatory requirements, we kindly request you to download our app and commence the KYC/KYB process, which is a legal prerequisite for opening a banking account.

The process is straightforward and comes with the necessary guidance.

Experience Innovative Banking and Attractive Solutions (IBAS) to the fullest!

Choose the store for downloading the application.

Dear applicant,

We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

I/E nderuar,

Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time. Until the issue is resolved, please contact us through Facebook, Instagram, in our app, or call us at 038600300. Thank you for right understanding.

Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme. Deri sa të zgjidhet çështja, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook-ut, Instagram-it, në aplikacionin tonë, ose na telefononi në 038600300. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Vielen Dank, dass Sie uns kontaktiert haben. Wir werden uns bald mit Ihnen in Verbindung setzen und Ihnen die notwendige Unterstützung bieten. Mit freundlichen Grüßen, Das IBAS-Team

Etwas ist schiefgelaufen beim Senden der E-Mail. Bitte versuchen Sie es erneut.