“Fintech Revolution – Transforming Financial Services” në Kosova Finance Forum 2026

Dear applicant,

We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

I/E nderuar,

Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time. Until the issue is resolved, please contact us through Facebook, Instagram, in our app, or call us at 038600300. Thank you for right understanding.

Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme. Deri sa të zgjidhet çështja, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook-ut, Instagram-it, në aplikacionin tonë, ose na telefononi në 038600300. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

“Fintech Revolution – Transforming Financial Services” në Kosova Finance Forum 2026
hamburgerImg
“Fintech Revolution – Transforming Financial Services” në Kosova Finance Forum 2026

“Fintech Revolution – Transforming Financial Services” në Kosova Finance Forum 2026

IBAS mori pjesë në konferencën rajonale “Kosova Finance Forum 2026”, një ndër ngjarjet më të rëndësishme për sektorin financiar në Kosovë dhe rajon, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit në financa, digjitalizim, inovacion dhe transformim të shërbimeve financiare.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Bankën Qendrore të Kosovës, të përfaqësuar nga Guvernatori z. Ismaili, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të përfaqësuar nga znj. Kusari, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të përfaqësuar nga z. Malichenko, Fondin Monetar Ndërkombëtar, të përfaqësuar nga z. Sosa, si dhe përfaqësues nga Shoqata e Bankave, Shoqata e Mikrofinancave dhe institucione të tjera të sektorit financiar. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe IBAS, si institucion financiar inovativ që po kontribuon në zhvillimin e shërbimeve moderne financiare në Kosovë.

“Fintech Revolution – Transforming Financial Services” në Kosova Finance Forum 2026

Prezantimi i IBAS: “Fintech Revolution – Transforming Financial Services”

Në sallën “Fireside Chats”, z. Gazmend Selmani, themelues dhe drejtor i IBAS, mbajti prezantimin me titull:
“Fintech Revolution – Transforming Financial Services”


Gjatë prezantimit, z. Selmani trajtoi evolucionin e metodave të pagesave, transfereve, kredive dhe investimeve, duke theksuar se industria financiare po kalon nga modelet tradicionale drejt zgjidhjeve më të shpejta, më të thjeshta, më të sigurta dhe plotësisht digjitale.


Ai prezantoi mënyrën se si teknologjia financiare po ndryshon përvojën e klientëve, duke mundësuar qasje më të lehtë në pagesa elektronike, transfere ndërkombëtare, kredi digjitale dhe shërbime investimi. Në këtë kontekst, IBAS u paraqit si një shembull konkret i një platforme financiare që kombinon inovacionin teknologjik me licencimin, sigurinë dhe përputhshmërinë rregullative.

“Fintech Revolution – Transforming Financial Services” në Kosova Finance Forum 2026

IBAS me stand dhe ekip profesional në konferencë

Përveç prezantimit në panelin “Fireside Chats”, IBAS mori pjesë në konferencë edhe me standin dhe ekipin e vet profesional, ku prezantoi zgjidhjet e reja në industrinë financiare.


Në standin e IBAS, vizitorët patën mundësi të njihen më afër me shërbimet dhe produktet inovative të institucionit, përfshirë zgjidhjet për pagesa digjitale, transfere, kredi, llogari të avancuara dhe shërbime të tjera financiare që synojnë ta bëjnë financën më të qasshme, më praktike dhe më moderne për individët, bizneset dhe diasporën.

“Fintech Revolution – Transforming Financial Services” në Kosova Finance Forum 2026

Kontributi i IBAS në transformimin financiar

Pjesëmarrja e IBAS në “Kosova Finance Forum 2026” dëshmon përkushtimin e institucionit për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të sektorit financiar dhe për të kontribuar në avancimin e shërbimeve financiare digjitale në Kosovë dhe më gjerë.

IBAS vazhdon të ndërtojë një model modern financiar, ku pagesat, transferet, kreditë dhe investimet integrohen në një ekosistem të vetëm, të orientuar drejt klientit dhe të mbështetur në teknologji, siguri dhe efikasitet operacional.

Drejt një të ardhmeje më digjitale financiare

Konferenca “Kosova Finance Forum 2026” ishte një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe vizioneve për të ardhmen e sektorit financiar. Për IBAS, kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap tjetër në rrugëtimin drejt ndërtimit të një Financial HUB modern, inovativ dhe të qasshëm për të gjithë.

Përmes inovacionit, bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit të vazhdueshëm teknologjik, IBAS mbetet i përkushtuar të sjellë zgjidhje financiare që i përgjigjen nevojave të kohës dhe pritjeve të klientëve modernë.

Share the Post:

Related Posts

Dear applicant,

We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

I/E nderuar,

Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time. Until the issue is resolved, please contact us through Facebook, Instagram, in our app, or call us at 038600300. Thank you for right understanding.

Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme. Deri sa të zgjidhet çështja, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook-ut, Instagram-it, në aplikacionin tonë, ose na telefononi në 038600300. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Vielen Dank, dass Sie uns kontaktiert haben. Wir werden uns bald mit Ihnen in Verbindung setzen und Ihnen die notwendige Unterstützung bieten. Mit freundlichen Grüßen, Das IBAS-Team

Etwas ist schiefgelaufen beim Senden der E-Mail. Bitte versuchen Sie es erneut.

Faleminderit që zgjodhët IBAS për nevojat tuaja bankare!

Jemi të lumtur t’ju mirëpresim. Në përputhje me kërkesat rregullative, ju lutemi të shkarkoni aplikacionin tonë dhe të filloni procesin KYC/KYB, i cili është kërkesë ligjore për hapjen e një llogarie bankare.

Procesi është i thjeshtë dhe vjen me udhëzimet e nevojshme.

Përjetoni në maksimum IBAS – Banking Inovativ dhe Zgjidhje tërheqëse!

Zgjidhni dyqanin për të shkarkuar aplikacionin.

“Fintech Revolution – Transforming Financial Services” në Kosova Finance Forum 2026