Black Friday zakonisht lidhet me televizorë, telefona e pajisje shtëpiake. Këtë vit, IBAS e shndërron Black Friday-n në mundësi financiare për ty dhe familjen tënde: me Llogarinë INTEGRA përfiton në 1,000 EURO PA INTERES për 12 muaj, plus shumë benefite të tjera që e bëjnë përditshmërinë më të lehtë.
Çfarë është Llogaria INTEGRA?
Llogaria INTEGRA është llogari e avancuar e IBAS, e krijuar për njerëzit që duan më shumë liri, siguri dhe komoditet në financat e tyre. Me INTEGRA ke qasje në shërbime të plota bankare digjitale, transfere të shpejta nga diaspora, sigurim shëndetësor spitalor dhe debit kartelë Mastercard për pagesa kudo në botë.
Gjatë fushatës Black Friday, Llogaria INTEGRA vjen me kushte edhe më të favorshme, duke e bërë momentin ideal për ta hapur.
Çka fiton me ofertën Black Friday?
1,000 EURO PA INTERES PËR 12 MUAJ
Me Llogarinë INTEGRA, të aktivizohen 1,000 euro kredi pa interes për 12 muaj.
Kjo do të thotë se mund t’i bësh blerjet e tua më të rëndësishme tani – pajisje për shtëpi, udhëtime apo çfarëdo tjetër – dhe t’i shlyesh pa kosto interesi gjatë një viti të tërë. Pagesat i menaxhon vetë, direkt nga aplikacioni IBAS.
3 transfere në muaj nga Evropa, PA PROVIZION
Nëse ke familjarë ose miq në BE që të dërgojnë para? Me INTEGRA, përfiton 3 transfere në muaj nga Evropa pa asnjë provizion. Paratë të arrijnë brenda pak sekondave.
3 tërheqje në muaj PA PROVIZION, prej cilido bankomat në Kosovë
Paraja digjitale është komode, por nganjëherë të duhet cash. Me këtë ofertë:
- Mund të bësh 3 tërheqje në muaj pa provizion,
- Në cilindo bankomat në Kosovë. S’ka rëndësi i cilës bankë është.
- Ti zgjedh bankomatin më afër teje – pa u shqetësuar për tarifat shtesë.
Sigurim Shëndetësor Spitalor deri në 25,000 Euro, FALAS
Shëndeti është pasuria më e madhe. Me Llogarinë INTEGRA, përfiton sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000 euro, krejtësisht FALAS nga IBAS.
Ky sigurim të jep mbështetje financiare në rast shtrimi në spital, duke të kursyer nga shpenzimet e papritura dhe duke të ofruar qetësi për ty dhe familjen tënde.
Mastercard FALAS
Me INTEGRA merr edhe kartelë Mastercard falas për kryerjen e pagesave, pa tarifë:
- në POS në të gjitha dyqanet në Kosovë dhe jashtë,
- për blerje online,
- për rezervime udhëtimesh, hotele e shërbime të tjera.
Kartela lidhet drejtpërdrejt me llogarinë tënde IBAS dhe menaxhohet lehtësisht nga aplikacioni.
Qysh me marrë këtë ofertë?
Është shumë e thjeshtë që të bëhesh pjesë e kësaj oferte Black Friday:
- Shkarko aplikacionin IBAS nga App Store ose Google Play.
- Krijo llogarinë dhe verifiko identitetin brenda pak minutash.
- Zgjidh Llogarinë INTEGRA dhe dhe ngarko dëshmitë e nevojshme.
Sapo llogaria juaj të aprovohet, kredia pa interes aktivizohet në mënyrë automatike dhe ju mund të kryeni pagesa përmes aplikacionit të IBAS, apo edhe përmes Mastercard të IBAS.
Të gjitha këto i kryen nga telefoni yt, pa nevojë për radhë, pa letra dhe pa vizita fizike.
Pse tash është momenti i duhur?
- Sepse kjo është ofertë e kufizuar Black Friday.
- Sepse kombinon kredi pa interes, transfere pa provizion, tërheqje pa tarifë, sigurim shëndetësor falas dhe debit kartelë Mastercard falas – të gjitha në një llogari të vetme, e që nuk t’i ofron kërkush tjetër.
- Sepse IBAS është me ty 24/7, direkt nga aplikacioni.
A je gati për INTEGRA? Nëse po, shtype këtë vegëz: https://ibas.world/join-ibas/ dhe nise udhëtimin tënd të paharrueshëm.

