IBAS është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Ekonomik, në shenjë vlerësimi për kontributin institucional dhe akademik të dhënë në kuadër të përmirësimit të cilësisë, procesit të riakreditimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të programeve studimore.
Kjo mirënjohje përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për angazhimin profesional të IBAS në përkrahjen e Fakultetit Ekonomik, veçanërisht në aspektin e zhvillimit dhe forcimit të infrastrukturës akademike, si dhe në renovimin dhe funksionalizimin e Zyrës së Informimit të Studentëve. Përmes këtij kontributi, janë krijuar kushte më të mira për pritje, orientim dhe ofrim të shërbimeve cilësore për studentët, duke përmirësuar njëkohësisht komunikimin institucional brenda fakultetit.
IBAS mbetet i përkushtuar në mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë, promovimin e cilësisë akademike dhe ndërtimin e partneriteteve afatgjata që kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe përmirësimin e përvojës akademike të studentëve.

