Në një punëtori gjithëditore personeli i IBAS pati mundësinë të reflektojë mbi rrugëtimin e deritanishëm, të analizojë rezultatet e arritura gjatë periudhës 2020–2025 dhe të prezantojë Vizionin 2026 – 2028. Ky takim shërbeu si një moment i rëndësishëm për të ndarë përvojat, për të kuptuar më mirë suksesin e deritashëm dhe për të shpalosir qartë drejtimin strategjik të IBAS për vitet në vijim.
Një rrugëtim i qëndrueshëm rritjeje dhe inovacioni
Që nga themelimi në vitin 2019, IBAS është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme duke ndërtuar një teknologji moderne financiare. Gjatë viteve 2020–2025, IBAS kaloi nga faza e ndërtimit të infrastrukturës dhe licencimit në një fazë konsolidimi dhe rritjeje të qëndrueshme.
Disa nga momentet më të rëndësishme të këtij rrugëtimi përfshijnë:
• 2020 – Fillimi i operimit të platformës dhe ndërtimi i bazës së parë të klientëve.
• 2021 – Fitimi i çmimit ICT Awards për Innovation dhe rritje e konsiderueshme e numrit të përdoruesve.
• 2022 – Lansimi i produkteve të para të kreditimit digjital dhe zgjerimi i licencës për këshillim investimesh.
• 2023 – Integrimi me SEPA, lëshimi i IBAN-eve britaneze për qytetarët e Kosovës dhe fillimi i transfereve në kohë reale nga e gjithë Zona Ekonomike Evropiane.
• 2024 – Arritja e break-even operacional, implementimi i nënshkrimit dhe vulës elektronike dhe zgjerimi i partneriteteve tregtare.
• 2025 – Lansimi i Mastercard Debit, zhvillimi i Payment Gateway për Kuleta Digjitale e Prishtinës dhe avancimi i mëtejshëm i infrastrukturës së brendshme..
Këto zhvillime kanë sjellë një rritje të fortë të performancës financiare, ndërsa numri i përdoruesve ka kaluar 50,000 klientë, ose mbi 5% e popullsisë së moshës mbi 18 vjet.
Ky progres konfirmon potencialin e modelit të IBAS si një institucion financiar digjital inovativ që ofron shërbime të shpejta, transparente dhe të qasshme për individë, biznese dhe diasporën
Një Financial HUB digjital për shërbime financiare moderne
Gjatë punëtorisë personeli i IBAS analizoi gjithashtu zhvillimin e portofolit të produkteve që sot përbën bazën e modelit të Financial HUB-it të kompanisë.
Shërbimet kryesore të IBAS përfshijnë:
• Pagesa digjitale, me llogari me IBAN të Kosovës, karta debiti dhe zgjidhje pagese për biznese;
• Transfere ndërkombëtare dhe remitanca, veçanërisht për diasporën;
• Produkte kreditore digjitale, për individë dhe biznese;
• Këshillim dhe plane investimi, për klientët që synojnë të diversifikojnë asetet e tyre në tregjet financiare globale.
Ky model i integruar u mundëson klientëve të përdorin një gamë të gjerë shërbimesh financiare në një platformë të vetme – gamë kjo që asnjë institucion tjetër i parasë elektronike nuk e ka.
Plani strategjik 2026–2028
Në pjesën e dytë të workshop-it u prezantua Plani i Biznesit i IBAS për periudhën 2026–2028, i cili përcakton drejtimin strategjik të kompanisë për vitet e ardhshme.
Objektivat kryesore për këtë periudhë përfshijnë:
• transformimin e IBAS në një Virtual Financial HUB të plotë;
• zgjerimin ndërkombëtar, duke filluar me tregun e Mbretërisë së Bashkuar;
• integrimin e inteligjencës artificiale në proceset e KYC, analizës së riskut dhe përkrahjes së klientit;
• rritjen e përfshirjes financiare dhe përmirësimin e përvojës së klientit;
• forcimin e qeverisjes dhe përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare rregullatore.
• Përgatitjet fillestare për IPO
Sipas projeksioneve të planit strategjik, deri në vitin 2028 IBAS synon të arrijë:
• mbi 300,000 përdorues të regjistruar;
• të paktën 150,000 përdorues aktivë;
• mbi 12,000 përdorues të produkteve kreditore.
• ARPU mbi 40.00 euro
Në aspektin financiar, projektohet një rritje e konsiderueshme e të ardhurave dhe e profitabilitetit, duke konsoliduar më tej modelin e biznesit të kompanisë.
Një kulturë e përbashkët për rritje të qëndrueshme
Punëtoria ishte edhe një mundësi për të forcuar kulturën e bashkëpunimit brenda personelit të IBAS dhe shkëmbyer perspektiva për zhvillimin e produkteve, përmirësimin e proceseve dhe zgjerimin e mundësive të reja në treg.
Rrugëtimi i IBAS deri më tani është rezultat i një kombinimi të inovacionit teknologjik, përkushtimit profesional dhe vizionit për të ndërtuar një institucion financiar modern që i përgjigjet nevojave reale të klientëve.
Me një strategji të qartë dhe një ekip të motivuar, IBAS vazhdon të ndërtojë themelet për fazën e ardhshme të rritjes dhe për rolin e tij si një aktor i rëndësishëm në ekosistemin e shërbimeve financiare

