Në një kohë kur shumica e institucioneve financiare fokusohen vetëm te pagesat, transfertat apo kreditë, IBAS ka zgjedhur të sjellë diçka më shumë. Diçka që lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me mirëqenien dhe me motivimin e secilit klient.
Kjo veçori quhet Shëndet dhe Para.
Dhe po, emri tregon saktësisht se për çfarë bëhet fjalë: me IBAS, ju mund të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe njëkohësisht të përfitoni financiarisht. Sepse me veçorinë Shëndet dhe Para, IBAS ju shpërblen për çdo hap që bëni.
Në shtëpi, në punë, gjatë një shëtitjeje, në qytet, në palestër apo kudo tjetër — çdo hap i juaji mund të kthehet në vlerë. Kjo do të thotë se aktiviteti juaj i përditshëm nuk mbetet vetëm një zakon i mirë për trupin dhe mendjen, por bëhet edhe një përfitim real për ju.
Më e bukura është se gjithçka është e thjeshtë. Nuk keni nevojë për ndonjë aplikacion shtesë. Mjafton të krijoni llogari në IBAS dhe të përfundoni verifikimin e identitetit. Më pas, përfitimet financiare nga ecja barten automatikisht në llogarinë tuaj në IBAS dhe mund t’i përdorni përmes kartelës Mastercard që ju ofron IBAS.
Pse IBAS stimulon ecjen?
Ecja është ndër aktivitetet më të thjeshta dhe më të dobishme për njeriun. Ajo ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, në forcimin e zemrës, në uljen e stresit, në përmirësimin e humorit dhe në mbajtjen e trupit aktiv. Në një jetë të ngarkuar, ku shpesh harrojmë të kujdesemi për veten, ecja bëhet një akt i vogël me ndikim të madh. Prandaj IBAS ka vendosur t’i stumulojë financiarisht klientët e vet të ecin sa më shumë.
Me Shëndet dhe Para, IBAS e kthen një zakon të shëndetshëm në një përvojë që ju jep dyfish vlerë: më shumë kujdes për veten dhe më shumë përfitim në llogarinë tuaj.
Sepse çdo hap ka rëndësi. Sepse gjithçka fillon me një hap.

IBAS — Rrugëtimi 2020–2025 dhe Vizioni 2026–2028
Në një punëtori gjithëditore personeli i IBAS pati mundësinë të reflektojë mbi rrugëtimin e deritanishëm, të analizojë rezultatet e arritura
