PYETJET E PËRGJIGJET E SHPESHTA (FAQ) – IBAS 2025
Pyetjet tuaja, të përgjigjura me kujdes
Ne e kuptojmë se kur bëhet fjalë për udhëtimin tuaj bankar digjital, mund të lindin pyetje. Për këtë arsye kemi përgatitur një listë gjithëpërfshirëse për t’ju udhëhequr në çdo hap – nga hapja e llogarisë, verifikimi, kreditë, pagesat, deri te siguria dhe inovacionet e fundit të IBAS.
1. Informacione të përgjithshme
Çfarë është IBAS?
IBAS është një institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës që ofron IBAN (llogari bankare për pagesa dhe transfere të Kosovës dhe të Anglisë), kredi, pagesa përmes QR kodit dhe pagesa përmes Mastercard, transfere për dhe nga Zona Ekonomike Evropiane, këshillim për investime në tregjet financiare të rregulluara dhe të mbikëqyrura.
A funksionon IBAS si bankë?
Jo plotësisht – IBAS është institucion financiar i parasë elektronike, por ofron shërbime të ngjashme me ato të bankave tradicionale, me avantazhin e plotë të digjitalizimit.
A ka IBAS aplikacion mobil?
Po. Aplikacioni IBAS është i disponueshëm në App Store (për përdoruesit iOS) dhe Play Store (për Android).
Thjesht kërkoni “IBAS” dhe klikoni “Merr” ose “Instalo”.
2. Hapja dhe verifikimi i llogarisë
Cili është procesi për hapjen e një llogarie në IBAS?
- Shkarkoni aplikacionin IBAS.
- Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe konfirmoni me SMS.
- Ngarkoni dokumentet e identifikimit (ID ose pasaportë), një dëshmi adrese dhe një selfie.
- Pasi të verifikohen, llogaria aktivizohet nga ekipi IBAS.
Çfarë dokumentesh nevojiten për llogari biznesi?
Certifikata e regjistrimit të biznesit, autorizimi i përfaqësuesit dhe ID personale.
A mund ta hap llogarinë nga jashtë Kosovës?
Po. Llogaritë IBAS mund të hapen nga çdo vend i BE-së përmes aplikacionit mobil, por duhet ta dëshmoni se keni një adresë banimi në Republikën e Kosovës.
Nuk kam numër telefoni kosovar. A mund të hap llogari?
Po. Dërguesi i fondeve nga Evropa nuk ka nevojë për llogari në IBAS – vetëm pranuesi duhet të ketë një llogari IBAS për të pranuar fondet.
A mund të shërbehem më IBAS nëse nuk kam adresë në Kosovë?
Po. Mund të shërbeheni me llojin e llogarisë Pass-through eWallet e cila iu mundëson të kryeni pagesa për ofruesit e shërbimeve utilitare, gjoba në trafik, tatime dhe kontribute, dhe pagesa tjera të natyrës së ngjashme.
3. Llogaritë IBAS dhe përfitimet
Cilat janë llogaritë e disponueshme në IBAS?
- STANDARD – llogari bazike pa mirëmbajtje mujore. Kjo llogari iu pajisë me IBAN të Kosovës dhe me IBAN të Britanisë së Madhe e cila iu ofron qasje në SEPA (Single European Payment Area)
- PLOT – me IBAN të Kosovës dhe 500€ kredi pa interes për 3 muaj. Kjo llogari iu pajisë me IBAS Mastercard pa pagesë dhe iu siguron që gjithmonë i keni 500 euro në llogarinë tuaj në IBAS. Maturiteti maksimal është 12 muaj, kohë kjo që mund ta vazhdoni sapo ta barazoni shumën që e keni në dispozicion.
- PREMIUM – me IBAN të Kosovës dhe Anglisë, 750€ kredi pa interes për 3 muaj, 2 transfere falas në muaj për dërgimin ose pranimin e parave nga Zona Ekonomike Evropiane. Kjo llogari iu mundëson edhe dy (2) tërheqje pa tarifë për çdo muaj, deri në shumën 300 euro, nga cilido bankomat në Kosoë.
- INTEGRA – me IBAN të dyfishtë, 3 transfere falas për çdo muaj nga Evropa, 1,000€ kredi pa interes për 30 ditë, 3 tërheqje në muaj nga cilido bankomat në Kosovë pa tarifë deri në shumën 300 euro dhe sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000€.
A funksionon IBAS pa një llogari bankare tradicionale?
Po, IBAS operon në mënyrë të pavarur nga bankat. Dhe iu gjeneron IBAN të Kosovës dhe të Britanisë së Madhe, pa pagesë dhe pa kosto të mirëmbajtjes mujore.
A mund të tërheq para nga IBAS?
Po, mund të tërhiqni para nga bankomatët në Kosovë, të transferoni fonde në llogarinë tuaj bankare ose të përdorni kartelën IBAS Mastercard për pagesa, kudo në botë, pa tarifë.
A mund të tërheq para nga IBAS?
Po, mund të tërhiqni para nga bankomatët në Kosovë, të transferoni fonde në llogarinë tuaj bankare ose të përdorni kartelën IBAS Mastercard për pagesa, kudo në botë, pa tarifë.
4. Kreditë dhe Mbitërheqja
Si mund të aplikoj për kredi?
Përmes aplikacionit IBAS, pas verifikimit të identitetit. Pas analizave kreditore, nëse i plotësoni kushtet, kërkesa aprovohet elektronikisht dhe kontrata nënshkruhet online.
A ofron IBAS kredi pa interes?
Po. Llogaritë PLOT, PREMIUM dhe INTEGRA ofrojnë kredi pa interes deri në 3 muaj.
A mund ta anuloj kredinë e miratuar?
Po, në çdo kohë, përmes aplikacionit.
5. Transfere dhe remitenca nga diaspora
Si mund t’i dërgoj para familjes sime në Kosovë përmes IBAS?
Nga çdo bankë evropiane që është pjesë e SEPA, dërgoni paratë në IBAN-in që IBAS i ka dhënë pranuesit që ka hapur llogari në IBAS> Pranuesi mund t’i shpenzojë ose tërheqë përmes IBAS Mastercard.
Sa kushton dërgimi i parave?
Dërguesi nuk paguan asgjë tek IBAS – vetëm pranuesi, varësisht nga lloji i llogarisë:
- STANDARD: 3.00 € për çdo pranim, për çfarëdo shume që pranon.
- PREMIUM: 2 transfere falas për çdo muaj, për çfarëdo shume që pranon. Nëse pranon më shpesh se dy herë në muaj, atëherë aplikohet tarifa prej 3.00€, për çfarëdo shume që pranon. Dy tërheqje në muaj pa tarifë për shumat deri në 300 euro për tërheqje nga cilido bankomat në Kosovë.
- INTEGRA: 3 transfere falas për çdo muaj, për çfarëdo shume që pranon. Nëse pranon më shpesh se dy herë në muaj, atëherë aplikohet tarifa prej 3.00€, për çfarëdo shume që pranon. Tre tërheqje në muaj pa tarifë për shumat deri në 300 euro për tërheqje nga cilido bankomat në Kosovë.
6. Pagesat dhe faturat
Si kryej një pagesë për faturë?
Fut numrin e faturës ose skano faturën përmes aplikacionit IBAS dhe shkruaj shumen e pagesës, pastaj konfirmoje të njëjtën dhe pagesa realizohet brenda sekondave.
A mund të anuloj një pagesë të kryer?
Jo, sapo pagesa konfirmohet, ajo nuk mund të anulohet. Në rast gabimi, kontaktoni përfituesin për rimbursim.
Nëse më humbë kartela IBAS Mastercard, çka duhet të bëjë?
Menjëherë duhet ta lajmëroni personelin e IBAS përmes numrit të telefonit 038600300 që të bllokohet kartela e humbur dhe të zëvendësohet me kartelë të re.
7. Shërbime për biznese
A mund të hap llogari biznesi?
Po. IBAS ofron llogari për kompani me IBAN të Kosovës dhe Britanisë se Madhe, kredi për pagesa, si dhe integrim të pagesave online (payment Gateway)
Çfarë është “IBAS Partner+”?
Një program bashkëpunimi që shpërblen bizneset për çdo klient të ri që referojnë për hapje llogarie IBAS.
8. Investime dhe kursime
A mund të investoj përmes IBAS?
Po. IBAS ofron këshillim dhe ndërmjetësim për investime, përfshirë investimet në Obligacionet e Qeverisë së Kosovës dhe produkte të natyrës se investimeve në tregje financiare të rregulluara dhe të mbikëqyrura.
9. Siguria dhe privatësia
A është IBAS i sigurt?
Po. IBAS është i certifikuar PCI DSS dhe i përputhshëm me EU PSD2, duke enkriptuar çdo të dhënë të ndjeshme të përdoruesit.
A ka IBAS qasje në llogarinë time bankare?
Jo. IBAS nuk ka qasje në historikun apo të dhënat e bankës tuaj, përveç nëse ajo është subjekt i hetimeve nga autoritetet shtetërore.
Çfarë ndodh në rast gabimi ose mashtrimi?
Klientët mbrohen nga politikat e sigurisë së IBAS dhe çdo rast trajtohet nga njësia e Riskut dhe Sigurisë Financiare. Çdo pagese e juaja e realizuar me mashtrim, ku ju keni rene ne lajthitje, iu kthehet nga institucioni financiar qe ka mundësuar realizimin e asaj pagese.
10. Mbështetja për klientë
Si mund të kontaktoj mbështetjen e IBAS?
- Telefon: 038 600 300
- Email: info@ibas.world
- Ose përmes opsionit “Na kontakto” në aplikacionin IBAS.
Kë të kontaktoj për pyetje rreth faturave?
Për pyetje mbi përmbajtjen e faturës, kontaktoni drejtpërdrejt lëshuesin e saj. Për çështje teknike ose pagesa të dështuara, kontaktoni mbështetjen IBAS.
A mund të ndryshoj numrin tim të telefonit?
Po, vizitoni personalisht zyrën e IBAS me dokument identifikimi për arsye sigurie, ose ngarkoni dëshmitë në aplikacionin e IBAS.
11. Inovacione dhe shërbime të reja
Çfarë është “Pass-through eWallet”?
Një portofol elektronik që lejon pagesa të menjëhershme, madje edhe për gjoba rrugore të paregjistruara, duke ruajtur dëshminë e pagesës për 5 vjet. Për këtë lloj të llogarisë nuk ka nevojë të verifikohet identiteti, pasi që përfitues janë vetëm institucionet publike.
Çfarë është shërbimi “Buy Now, Pay Later (BNPL)”?
Një mënyrë e re për të blerë produkte sot dhe për t’i paguar më vonë, me kushte fleksibile dhe periudhë pa interes.
A ofron IBAS sigurim shëndetësor?
Po. Llogaritë INTEGRA përfshijnë sigurim spitalor deri në 25,000€ për spitalet private në Kosovë dhe Shqipëri.