Dear applicant,

We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

I/E nderuar,

Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time. Until the issue is resolved, please contact us through Facebook, Instagram, in our app, or call us at 038600300. Thank you for right understanding.

Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme. Deri sa të zgjidhet çështja, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook-ut, Instagram-it, në aplikacionin tonë, ose na telefononi në 038600300. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

hamburgerImg

Mos paguaj komision, për me çu pare në Kosovë

No Fees, for Sending Money to Kosovo.

Mos paguaj komision për me çu pare në Kosovë

A jeni lodhur duke dërguar para në cash familjarëve tuaj dhe duke paguar tarifa të larta?

Me IBAS, kjo kohë tashmë ka përfunduar. Falë integrimit të IBAS në SEPA ju mund të dergoni para nga Evropa në Kosovë duke mos paguar asnjë cent tarifë, sepse transferi juaj llogaritet si brenda Zonës Ekonomike Evropiane..

Pra, ju i transferoni parat drejtpërdrejt nga llogaria juaj bankare në kont-numrin e te afermit tuaj ne IBAS.
Dhe pjesa më e mirë: nëse i afërmi juaj ka zgjedhur paketën Remitenca, PREMIUM ose INTEGRA, nuk do të paguajë asnjë tarifë, pavarësisht shumës që ju dërgoni.

Për më tepër, përfshihet falas edhe një sigurim shëndetësor spitalor deri në 25.000 euro.

Me kartelën IBAS Mastercard, familjarët tuaj mund të tërheqin para pa tarifë në të gjithë bankomatët në Kosovë ose të kryejnë pagesa në dyqane kudo në botë, po ashtu pa kosto shtesë.

Llojet e llogarive që IBAS i ofron

STANDARD – 0,00 € / muaj

Llogaria ideale për ata që pranojnë para herë pas here dhe preferojnë të paguajnë me kartelë Mastercard në vend të tërheqjes së parave cash.

  • Llogari bankare falas në Kosovë dhe në Mbretërinë e Bashkuar me qasje SEPA (Hapësira Ekonomike Evropiane)
  • Pa tarifë mujore të mirëmbajtjes së llogarisë
  • Kartelë Mastercard: tarifë aktivizimi njëherë 3 €, më pas përdorim plotësisht falas
  • Pranim page pa kosto shtesë
  • Cashback për çdo blerje te partnerët e IBAS
  • Pranim i transfereve ndërkombëtare: vetëm 3 € për transfer, deri në 100.000 €
  • Pjesëmarrje automatike në të gjitha shpërblimet dhe lojërat shpërblyese të IBAS gjatë vitit

REMITENCA – 9,99 € / muaj

Llogaria ideale: 2 transfere SEPA falas në muaj, tërheqje falas në Kosovë dhe sigurim shëndetësor spitalor falas deri në 25.000 €.

  • Dy transfere falas në muaj nga të gjitha bankat e Evropës
  • Dy tërheqje falas në muaj në bankomatët e të gjitha bankave në Kosovë
  • Kartelë Mastercard falas
  • Sigurim shëndetësor spitalor falas deri në 25.000 €
  • Pjesëmarrje automatike në të gjitha shpërblimet dhe lojërat shpërblyese të IBAS

PREMIUM – 9,99 € / muaj

Llogaria ideale: 2 transfere SEPA falas, 2 tërheqje falas në Kosovë, kredi pa interes 750 € për 30 ditë, kartelë Mastercard falas dhe pjesëmarrje automatike në shpërblimet e IBAS.

  • Dy transfere falas në muaj nga të gjitha bankat e Evropës
  • Dy tërheqje falas në muaj në bankomatët e të gjitha bankave në Kosovë
  • Kartelë Mastercard falas
  • Kredi pa interes në vlerë prej 750 € për 30 ditë
  • Pjesëmarrje automatike në të gjitha shpërblimet dhe lojërat shpërblyese të IBAS
  • Sigurim shëndetësor spitalor falas deri në 25.000 €

INTEGRA – 14,99 € / muaj

Llogaria ideale: deri në 3 transfere SEPA falas në muaj, 3 tërheqje falas në Kosovë, kredi pa interes 1.000 € dhe sigurim shëndetësor spitalor falas deri në 25.000 €.

  • Tre transfere falas në muaj nga të gjitha bankat e Evropës
  • Tre tërheqje falas në muaj në bankomatët e të gjitha bankave në Kosovë
  • Kartelë Mastercard falas
  • Kredi pa interes në vlerë prej 1.000 € për 30 ditë
  • Sigurim shëndetësor spitalor falas deri në 25.000 €
  • Pjesëmarrje automatike në të gjitha shpërblimet dhe lojërat shpërblyese të IBAS

Transferet e parave nga Evropa nuk kanë qenë kurrë më të lehta

Dërguesit në Evropë nuk kanë nevojë të hapin llogari IBAS. Ata mund të dërgojnë para direkt nga llogaria e tyre ekzistuese bankare. Konto numer ne IBAS kërkohet vetëm për përfituesin ose pranuesin e parave.

Informacion i rëndësishëm

Falë sistemit SEPA (Single European Payment Area) dhe IBAN-it britanik që ofron IBAS, transferet trajtohen si pagesa brenda Hapësirës Ekonomike Evropiane: të shpejta, të sigurta dhe pa tarifa.

IBAS është institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, i specializuar në pagesa digjitale, transfere parash, kredi për pagesa dhe këshillim investimesh në tregje financiare të rregulluara dhe të mbikëqyrura.

IBAN-i britanik i ofruar nga IBAS lëshohet përmes institucioneve partnere të rregulluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe është nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar ka dalë nga Bashkimi Evropian, ajo mbetet pjesë e hapësirës SEPA, duke u mundësuar klientëve tanë të vazhdojnë të përfitojnë nga avantazhet e sistemit evropian të pagesave.

Nëse kjo zgjidhje ju pëlqen, klikoni butonin "Refero” dhe plotësoni emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit të të afërmit tuaj në Kosovë. I afërmi juaj do të pranojë një SMS me udhëzime për hapjen e llogarisë IBAS.

Ekipi i IBAS do ta kontaktojë dhe do ta mbështesë gjatë gjithë procesit të hapjes së llogarisë. Alternativisht, i afërmi juaj mund të paraqitet personalisht në degët tona në Prishtinë, Pejë ose Prizren.

Përvoja e disa klientëve tanë me shërbimet financiare të IBAS

Bahri Cani

Bahri Cani – Gazetar

"Dërgoj para në Kosovë direkt në llogarinë IBAS të një familjari nga banka ime, PA ASNJË TARIFË.
Familjarët e mi, përmes kartelës IBAS Mastercard, tërheqin para në çdo bankomat ose paguajnë në dyqane, PA ASNJË TARIFË.
E rekomandoj IBAS për çdo mërgimtar – kemi paguar mjaft tarifa të larta për dërgimin e parave në Kosovë."

Shiqeri Emerllahu

Shiqeri Emerllahu – Albi, Salzburg (Austri)

"Përvoja ime me IBAS ka qenë gjithmonë pozitive.
Transfere të shpejta dhe të sakta, përkrahje e vazhdueshme dhe ekip profesional e i përkushtuar.
IBAS e përdor si për nevoja profesionale ashtu edhe personale dhe e rekomandoj për këdo që kërkon shërbime bankare të sigurta dhe efikase."

Agon Gajraku

Agon Gajraku – Menaxher i Pronave në Airbnb

"IBAS e përdor për të pranuar pagesa përmes Airbnb dhe tarifa maksimale që paguaj është vetëm 3 €, pavarësisht shumës.
Me kartelën IBAS Mastercard tërheq para në bankomatët e të gjitha bankave pa asnjë kosto.
Shërbimet janë të shpejta dhe profesionale, prandaj IBAS e rekomandoj me kënaqësi për të gjithë."

Blerim Tahiraj

Blerim Tahiraj, MSc, PSPO, SFC, CMM - Udhëheqës i Ekipit ICT & Solutions | IPKO*

"E rekomandoj fuqishëm IBAS për të gjithë!
Jam klient i IBAS dhe pranoj pagesa nga Evropa përmes Stripe dhe PayPal brenda pak sekondash.
Me kartelën Mastercard paguaj kudo pa tarifa.
Asnjëherë nuk kam pasur probleme dhe shërbimi ndaj klientëve është gjithmonë në dispozicion kur kam nevojë."

Dear applicant,

We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

I/E nderuar,

Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time. Until the issue is resolved, please contact us through Facebook, Instagram, in our app, or call us at 038600300. Thank you for right understanding.

Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme. Deri sa të zgjidhet çështja, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook-ut, Instagram-it, në aplikacionin tonë, ose na telefononi në 038600300. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Vielen Dank, dass Sie uns kontaktiert haben. Wir werden uns bald mit Ihnen in Verbindung setzen und Ihnen die notwendige Unterstützung bieten. Mit freundlichen Grüßen, Das IBAS-Team

Etwas ist schiefgelaufen beim Senden der E-Mail. Bitte versuchen Sie es erneut.

Faleminderit që zgjodhët IBAS për nevojat tuaja bankare!

Jemi të lumtur t’ju mirëpresim. Në përputhje me kërkesat rregullative, ju lutemi të shkarkoni aplikacionin tonë dhe të filloni procesin KYC/KYB, i cili është kërkesë ligjore për hapjen e një llogarie bankare.

Procesi është i thjeshtë dhe vjen me udhëzimet e nevojshme.

Përjetoni në maksimum IBAS – Banking Inovativ dhe Zgjidhje tërheqëse!

Zgjidhni dyqanin për të shkarkuar aplikacionin.