Dear applicant,

We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

I/E nderuar,

Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time. Until the issue is resolved, please contact us through Facebook, Instagram, in our app, or call us at 038600300. Thank you for right understanding.

Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme. Deri sa të zgjidhet çështja, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook-ut, Instagram-it, në aplikacionin tonë, ose na telefononi në 038600300. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

hamburgerImg

IBAS, e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ofron: shërbime për emetime të parasë elektronike, pagesa, transferime parash, kredi për pagesa, si dhe këshillim për investime.

Rritni vlerën e parave tuaja

Në IBAS, misioni ynë është të krijojmë vlerë në çdo zgjidhje që ofrojmë — dhe investimet nuk bëjnë përjashtim.
Ju lutemi, zgjidhni njërën nga opsionet më poshtë për të maksimizuar vlerën e investimit tuaj.

IBAS ofron dy opsione investimi:
  • Investoni në vetë IBAS-in. IBAS është institucioni i parë i parasë elektronike në Ballkanin Perëndimor. Ndryshe nga shumica e fintech-ve, IBAS ka arritur një rritje mesatare prej mbi 138% gjatë tre viteve të fundit, duke tejkaluar madje edhe normat e rritjes së Revolut, Monzo, Starling, N26, Klarna dhe shumë të tjerëve.
    Sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), në vitin 2024 IBAS arriti pikën e barazimit financiar. IBAS mbetet i hapur për investitorë të rinj që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij rrëfimi suksesi.

  • Investoni në tregje financiare të rregulluara dhe të mbikëqyrura. Si një institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për të ofruar Këshillim për Investime, IBAS ofron shërbime profesionale këshillimi për investime dhe përgatitjen e planeve të personalizuara të investimeve.
    IBAS i mbështet klientët hands-in-hands për të blerë dhe shitur aksione dhe obligacione në bursat më të mëdha botërore si NYSE, Nasdaq, London Stock Exchange, Deutsche Börse , si dhe në tregje të tjera të rregulluara të mbikëqyrura nga autoritetet përkatëse në SHBA ose Evropë.

Investoni në tregje financiare të rregulluara dhe të mbikëqyrura

IBAS është një institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Këshilltar për Investime në tregje të rregulluara dhe të mbikëqyrura.

Çfarë janë tregjet e rregulluara dhe të mbikëqyrura?

Tregjet e rregulluara janë tregje financiare ku blerja dhe shitja e aksioneve, obligacioneve ose instrumenteve të tjera financiare zhvillohen sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore përkatëse dhe nën mbikëqyrje të rreptë ligjore. Këto tregje sigurojnë transparencë, siguri dhe mbrojtje për investitorët.

  • SHBA: New York Stock Exchange (NYSE) dhe NASDAQ.
  • Evropa Perëndimore: Deutsche Börse (Gjermani), Euronext (Francë, Holandë, Belgjikë, etj.), Borsa Italiana (Itali), Madrid Stock Exchange (Spanjë), SIX Swiss Exchange (Zvicër), etj.

Çfarë ofron saktësisht IBAS?

  • Këshilla profesionale për blerjen dhe shitjen e aksioneve, obligacioneve dhe instrumenteve të tjera financiare.
  • Asistencë në hapjen e një llogarie investimi me brokerë të licencuar dhe IBAS. Llogaria hapet në emrin tuaj personal dhe IBAS nuk ka qasje në llogaritë tuaja.
  • Menaxhim aktiv të portofolit tuaj me transparencë dhe përgjegjësi, duke përfshirë këshillim të vazhdueshëm për rregullimin ose ndryshimin e strategjisë suaj të investimit, uljen e rrezikut dhe/ose maksimizimin e fitimit, në varësi të luhatjeve të tregut.

Tarifat e Shërbimeve të IBAS:

  1. Këshillim për Investime

    • Tarifa: 1% në vit, minimumi 100 €
    • Përfshin: analizë profili, plan investimi, hapje llogarie, raportim dhe këshilla periodike.

  2. Menaxhimi i Investimeve

    • Tarifa: 30% e fitimit të realizuar
    • IBAS fiton vetëm kur fitoni ju. Nuk ka kosto shtesë nëse nuk ka fitim.

  3. Shitja e Aksioneve / Këshillim dhe Udhëzim

    • Tarifa: 1%, minimumi 100 €
    • Ne kujdesemi për procedurat, dokumentacionin dhe ekzekutimin e saktë.

Shembuj të Rritjes së Aksioneve (12 muajt e fundit):

  • NVIDIA: rreth +49%
  • Tesla: rreth +30%
  • Microsoft: rreth +11%
  • Apple, Google, Meta: gjithashtu kanë shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar

Burime publike: Yahoo Finance, TradingView. Performanca e kaluar nuk garanton rezultate të ardhshme.

Si funksionon?

  1. Plotësoni formularin më poshtë dhe shprehni interesin tuaj.
  2. Ekspertët e IBAS do t’ju kontaktojnë për një analizë të profilit dhe objektivave tuaja.
  3. Hapni llogarinë tuaj me një nga brokerët e licencuar dhe IBAS për ekzekutimin e pagesave tuaja të investimit.
  4. Hulumtoni mundësitë, fitimet, rreziqet dhe përgatitni planin tuaj të investimit.
  5. Merrni udhëzime gjatë gjithë procesit të investimit.

Nëse keni vendosur të investoni në tregje të rregulluara dhe të mbikëqyrura, ju lutemi plotësoni të dhënat tuaja në formularin më poshtë:



    IBAS – Mundësi Investimi

    Njoftim për Ofertën e Aksioneve

    Pas një serie zhvillimesh të suksesshme dhe me një drejtim të qartë drejt rritjes ndërkombëtare, IBAS (Innovative Banking and Attractive Solutions) ka hapur mundësinë për publikun për të investuar në IBAS (Angli). Të gjitha investimet do t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar për prejardhjen dhe ligjshmërinë e fondeve. Të gjitha investimet në IBAS janë subjekt i aprovimeve nga Banka Qendrore e Kosovës.

    Shuma e Investimit:
    Minimumi: €5,000 | Maksimumi: €5,000,000

    I. Rreth IBAS

    IBAS është një institucion financiar i licencuar dhe i rregulluar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
    Themeluar në vitin 2019, IBAS zotëron licenca për:

    • Emetimin e parave elektronike
    • Transferta kombëtare dhe ndërkombëtare të parave
    • Kredidhënie për pagesa
    • Shërbime Këshillimi për Investime në instrumente financiare, si aksione, obligacione dhe letra tregtare në tregje financiare të rregulluara dhe të mbikëqyrura.

    Aktualisht IBAS i shërben mbi 50,000 klientëve individualë dhe bashkëpunon me më shumë se 2,100 biznese në të gjithë Kosovën. Është institucioni i vetëm financiar që operon jashtë BE-së me qasje direkte në SEPA, duke ofruar IBAN britanez që mundësojnë:

    • Transferta të shpejta të parave brenda dhe nga Zona Ekonomike Evropiane (EEA).


    II. Zgjerimi i tregjeve

    Aktualisht IBAS operon në Republikën e Kosovës dhe synon që produktet dhe zgjidhjet e veta (uike t'i pilotojë në kuartalin e tretë (Q3) të vitit 2026 në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga Londra. Për të verifikuar gatishmërinë e tregut para zgjerimit, IBAS ka kontraktuar Ssavanta.com të bëjë një studim të pavarur dhe gjithëpërfshirës.

    Rezultatet kryesore konfirmuan një pranueshmëri jashtëzakonisht të lartë të zgjidhjeve unike të IBAS. Gjegjësisht, rezultoi se:

    • 82% e bizneseve britanike e gjetën zgjidhjet e pagesave të IBAS si të pranueshme, dhe
    • 70% e konsumatorëve britanez deklaruan se do ta përdornin IBAS nëse do të ishte falas, ndërsa 40% e tyre shprehën gatishmëri të paguajnë një tarifë mujore për përdorimin e zgjidhjeve të IBAS.

    Bazuar në këto rezultate del se:

    • Për bizneset britaneze (5.5 milion kompani aktive), 82% (4.51 milion) do të adoptonin IBAS, duke gjeneruar potencialisht £364 milion të ardhura mujore (€420 milion) ose £4.37 miliard (€5 miliard) në vit.
    • Për konsumatorët britanez (55.7 milion të rritur), 40% (22.3 milion) do të paguanin mes £5–£25.50/muaj, që përkthehet në rreth £140 milion në muaj (€162 milion) ose £1.68 miliard (€1.94 miliard) në vit.

    Këto shifra konfirmojnë një treg të mundshëm britanik të verifikuar me vlerë mbi £6 miliard (€7 miliard) në vit — para fillimit të fazës së zgjerimit të IBAS në Ballkanin Perëndimor.

    III. Vlerësimi dhe Performanca

    Sipas IFRS, në vitin 2024 IBAS arriti pikën e mbulimit të kostove (Ang. Break-even point) duke shënuar një normë rritje mesatare vjetore (2022, 2023, dhe 2024) prej mbi 138%. Normë ko që tejkalon performancën e gjigantëve financiarë global e të vlerësuar me miliarda dollarë, siç janë Revolut, Monzo, Starling, N26, Klarna e shumë të tjerë të këtij rangu.

    Një kombinim i metodës së rrjedhës së parave të zbritura (DCF) dhe raportit çmim-fitimi (P/E) nxjerr një vlerë të ndërmarrjes prej €16.9 milion për vitin 2025, me rritje të parashikuar të vlerës deri në €1 miliard, para listimit publik në bursën e Londrës apo në Nasdaq, për çka IBAS është duke punuar, intenzivisht.

    Ilustrim për investitorët potencial

    (Vlerësimi 2025)

    Sipas vlerësimit aktual prej €16.9 milion (2025), një investim prej €100,000 korrespondon me rreth 0.5917% pronësi, llogaritur si më poshtë:

    €100,000 ÷ €16,900,000 = 0.005917 → 0.5917% e totalit të aksioneve.

    IV. Vizioni Afatgjatë

    IBAS synon të evoluojë nga një fintech kosovar në një ekosistem financiar dhe bankar tregtar pan-evropian, duke lidhur mbi 3.5 milion konsumatorë dhe 500,000 tregtarë deri në vitin 2029.

    V. Qeverisja dhe Përputhshmëria

    Të gjitha investimet në IBAS përputhen me standardet etike, profesionale dhe rregullatore, në përputhje të plotë me:

    • Rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)
    • Kërkesat e BE-së për AMLD5 dhe KYC
    • Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS) dhe transparencës

    VI. Plani Strategjik (2027–2030 e më tej)

    Krahas punës dhe sukseseve të reja ne Kosovës, IBAS është duke punuar në një plan konkret afatmesëm, sipas fazave në vazhdim:

    Faza 1 – Mbretëria e Bashkuar (2027–2028)

    Objektivi: Të konsolidohet IBAS si markë e besueshme për zgjidhje financiare në Mbretërinë e Bashkuar dhe të sigurojë bazën e fortë të përdoruesve përpara zgjerimit rajonal.


    Faza 2 – Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor (2028–2029)

    Objektivi: Forcimi i pranisë rajonale dhe shfrytëzimi i pagesave ndërkufitare për të mbështetur diasporën dhe zhvillimin e NVM-ve.


    Faza 3 – Oferta Publike Fillestare (IPO) (2029)

    Objektivi: Të tërhiqen investitorë globalë dhe të financohet cikli i ardhshëm i rritjes përmes suksesit rajonal dhe transparencës.


    Faza 4 – Rritja Pan-Evropiane dhe Globale (2030 e më tej)

    Objektivi: Të pozicionohet IBAS si qendër fintech pan-evropiane dhe ekosistem financiar ndërkufitar që lidh Evropën me tregjet globale.


    VII. Njoftim mbi Rreziqet potenciale

    Investimet në një kompani private përmbajnë një nivel të lartë rreziku. Investitorët potencialë duhet të marrin në konsideratë së paku disa nga pikat në vazhdim:

    1. Humbja e Kapitalit:
      Investimet në aksione nuk janë të garantuara dhe mund të rezultojnë në humbjen e një pjese ose edhe të gjithë kapitalit të investuar.
    2. Rreziku i Likuiditetit:
      Aksionet e IBAS nuk tregtohen publikisht në këtë fazë. Pavarësisht interesimit të madh nga individë për t’u bërë pjesë e IBAS, mund të mos ketë treg ose blerës të menjëhershëm për aksionet tuaja. Shitja mund të jetë e mundur vetëm gjatë raundeve të ardhshme të financimit, transferimeve sekondare të aksioneve, ose pas IPO-së së kompanisë.
    3. Zvogëlimi i Pronësisë:
      Raundet e ardhshme të financimit mund të zvogëlojnë përqindjen tuaj të pronësisë, megjithëse pritet që këto raunde të ndodhin në vlerësime më të larta dhe kjo do ta ngit vlerën e gjithmbarshme të aksioneve, e rrjedhimisht edhe aksioneve tuaja.
    4. Rreziku i Vlerësimit:
      Vlerësimet e kompanisë bazohen në parashikime financiare dhe supozime të tregut, të cilat mund të ndryshojnë për shkak të faktorëve të jashtëm ose operacionalë.
    5. Rreziqe Rregullatore dhe të Tregut:
      Ndryshimet në rregulloret financiare, kushtet makroekonomike ose trendet e tregut mund të ndikojnë në performancën dhe të ardhurat e IBAS e për pasojë edhe të vlerës së përgjithshme.
    6. Deklarata Parashikuese:
      Parashikimet financiare dhe vlerësimet e rritjes përfaqësojnë pritshmëri, jo garanci, dhe mund të dallojnë ndjeshëm nga rezultatet përfundimtare.

    VIII. Tregime Suksesi dhe Dështimi

    Industria globale FinTech përbën sot një nga sektorët më dinamikë dhe më fitimprurës në botë. Në dekadën e fundit, ajo ka nxjerrë kompani që kanë shumëfishuar vlerën e investimeve fillestare dhe kanë transformuar mënyrën se si njerëzit menaxhojnë financat e tyre. Disa prej historive më të mëdha të suksesit përfshijnë:

    Stripe, Revolut, PayPal, Nubank, Chime, Klarna, Adyen, Ant Group, Plaid, Rapyd, etj. Këto kompani arritën të ndërtojnë vlera prej miliardash eurosh dhe të shpërblejnë investitorët e hershëm me kthime që tejkalojnë çdo sektor tradicional. Faktorët e përbashkët të suksesit të tyre ishin inovacioni i vazhdueshëm, siguria, përputhshmëria me rregulloret ndërkombëtare dhe besimi i klientëve.
    Këto tregime suksesi dëshmojnë se me një strategji të qartë, strukturë të qëndrueshme dhe vizion afatgjatë, investimet në FinTech mund të kthehen në pasuri të qëndrueshme me ndikim global.

    Megjithatë, historia e FinTech përmban edhe mësime të vlefshme nga dështimet. Shumë startup-e që filluan me entuziazëm nuk arritën të mbijetojnë për shkak të mungesës së kontrollit financiar, menaxhimit të dobët të rrezikut apo sfidave rregullatore. Disa prej shembujve më të njohur janë: Synapse Financial Technologies, Wonga, Ezubao, Frank, Upgrade, Katerra Finance, LendUp, Behalf, Monedo, Simple Bank , etj.
    Këto kompani dështuan për shkak të mungesës së bazës operacionale të fortë, transparencës dhe përputhshmërisë, duke dëshmuar se rritja e shpejtë pa kontroll mund të çojë në humbje të konsiderueshme të kapitalit.

    Duke i ditur këto, IBAS në vazhdimësi avancon proceset dhe pikërisht kjo ka qenë një ndër arsyet që IBAS ka kontraktuar Savanta.com për të realizuar një hulumtim të thellë e të pavarur të tregut dhe zgjidhjeve të IBAS. Megjithate, investitorët potencial duhet ta kenë parasysh se kjo nuk përbën garanci.

    Nëse dëshironi të investoni, plotësoni formularin në vazhdim dhe personeli ynë do t’iu kontaktojë, sapo ta pranojë atë.



      Ju lutemi ngarkoni dokumentin tuaj të identifikimit (pasaportë ose kartë identiteti).

      faleminderit.
      Unë/e nderuar,

      Shuma financiare duhet të jetë më e madhe se 5000 euro dhe më pak se 500000 euro.

      Faleminderit për mirëkuptimin.

      Dear applicant,

      We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

      I/E nderuar,

      Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

      We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time. Until the issue is resolved, please contact us through Facebook, Instagram, in our app, or call us at 038600300. Thank you for right understanding.

      Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme. Deri sa të zgjidhet çështja, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook-ut, Instagram-it, në aplikacionin tonë, ose na telefononi në 038600300. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

      Vielen Dank, dass Sie uns kontaktiert haben. Wir werden uns bald mit Ihnen in Verbindung setzen und Ihnen die notwendige Unterstützung bieten. Mit freundlichen Grüßen, Das IBAS-Team

      Etwas ist schiefgelaufen beim Senden der E-Mail. Bitte versuchen Sie es erneut.

      Faleminderit që zgjodhët IBAS për nevojat tuaja bankare!

      Jemi të lumtur t’ju mirëpresim. Në përputhje me kërkesat rregullative, ju lutemi të shkarkoni aplikacionin tonë dhe të filloni procesin KYC/KYB, i cili është kërkesë ligjore për hapjen e një llogarie bankare.

      Procesi është i thjeshtë dhe vjen me udhëzimet e nevojshme.

      Përjetoni në maksimum IBAS – Banking Inovativ dhe Zgjidhje tërheqëse!

      Zgjidhni dyqanin për të shkarkuar aplikacionin.