Mijëra individë dhe korporata na besojnë

Më pranë diasporës, më afër familjeve tona.

Ekipi i IBAS duke takuar vizitorët në Expo Diaspora 2026

August 05, 2026

Blog
Ndani këtë:

IBAS SH.A. mori pjesë në Expo Diaspora 2026, një ngjarje që mblodhi së bashku mërgatën shqiptare, bizneset dhe institucionet, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për komunikim, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash.

Mërgata, një urë e rëndësishme me Kosovën

Mërgata jonë ka qenë gjithmonë një mbështetje e rëndësishme për familjet dhe zhvillimin e Kosovës. Përmes punës, përkushtimit dhe lidhjes së vazhdueshme me vendlindjen, bashkatdhetarët tanë kanë qenë pranë familjeve të tyre në çdo hap. Pikërisht për këtë arsye, pjesëmarrja e IBAS në këtë event ishte një mundësi për të qenë edhe më pranë tyre, për t'i takuar, për t'i dëgjuar dhe për të ndarë zgjidhjet që kemi zhvilluar për t'iu përgjigjur nevojave të tyre financiare.

Zgjidhje financiare për diasporën dhe familjet në Kosovë

Gjatë eventit, vizitorët patën mundësinë të njiheshin më nga afër me shërbimet dhe pakot që ofron IBAS, duke filluar nga llogaritë bankare, zgjidhjet për pranimin dhe dërgimin e pagesave në Evropë, e deri te pakot e dedikuara për diasporën, të cilat janë krijuar për ta bërë menaxhimin e financave më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të leverdishëm. Njëkohësisht, ata patën mundësinë të bisedonin me ekipin tonë, të merrnin informacion të detajuar mbi shërbimet tona dhe të gjenin zgjidhjet që u përshtaten më së miri nevojave të tyre dhe të familjeve në Kosovë.

Takime që ndërtojnë afërsi dhe besim

Për ne, Expo Diaspora 2026 nuk ishte vetëm një mundësi për të prezantuar shërbimet tona, por edhe për të ndërtuar marrëdhënie më të afërta me bashkatdhetarët tanë. Takimet, bisedat dhe interesimi i vizitorëve na konfirmuan edhe një herë rëndësinë e krijimit të zgjidhjeve financiare që janë të thjeshta, të besueshme dhe të përshtatura me nevojat reale të diasporës dhe familjeve të tyre.

Gjithmonë pranë klientëve tanë

IBAS mbetet i përkushtuar të jetë pranë klientëve të tij me shërbime moderne, mbështetje të vazhdueshme dhe zgjidhje që e bëjnë menaxhimin e financave më të lehtë. Falënderojmë të gjithë ata që vizituan stendën tonë dhe ndanë kohë për t'u njohur më nga afër me ekipin dhe shërbimet e IBAS. Shihemi në aktivitetet e radhës!

#blog
Ndani këtë:

Na dërgoni mendimin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *

Aplikacioni financiar që ju duhet.

Nga pagesat e përditshme të faturave deri te transfertat ndërkufitare dhe këshillimi profesional për investime, IBAS ju ndihmon të menaxhoni më mirë financat tuaja.

Filloni tani