Mijëra individë dhe korporata na besojnë

IBAS forcon qeverisjen dhe drejtimin strategjik me aprovimin e CEO-së nga Banka Qendrore e Kosovës

IBAS forcon qeverisjen dhe drejtimin strategjik me aprovimin e CEO-së nga Banka Qendrore e Kosovës

October 17, 2025

Blog
Ndani këtë:

Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar emërimin e z. Gazmend Selmani në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (CEO) të IBAS sh.a.

Z. Selmani është themelues dhe bashkë-investitor në IBAS, me një rol të pandërprerë që nga ditët e para të themelimit të institucionit. Fillimisht ai ka vepruar si arkitekt i zgjidhjes teknologjike, ndërsa për gati dy vite ka udhëhequr Komitetin për Strategji dhe Inovacione, duke idejuar zgjidhje të reja dhe përkrahur personelin e IBAS në të gjitha perspektivat.

Me mbi 20 vite përvojë në ndërmarrësi dhe menaxhment, z. Selmani njihet për inovacionet dhe menaxhimin strategjik që kanë shënuar zhvillimin e disa prej iniciativave më të suksesshme në sektorin e teknologjisë, edukimit dhe financave. Ai mban kualifikimin Master në Lidership dhe Menaxhim Strategjik (MSc.), të akredituar sipas standardeve britanike të arsimit të lartë (Level 7), si dhe Master of Business Administration (MBA) në Angli.

Këto arritje dhe tipare profesionale kanë bindur aksionarët, Bordin Drejtues dhe personelin e IBAS se nën drejtimin e z. Selmani, kompania do të vazhdojë me sukses rrugën e zhvillimit, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit.

“Falënderoj sinqerisht Bordin e IBAS për besimin e dhënë. Nën drejtimin tim, IBAS do të fokusohet në katër shtylla kryesore:
(1) shndërrimin e IBAS në një Financial HUB virtual,
(2) rritjen e konkurrueshmërisë dhe avancimin e përvojës së klientit përmes produkteve dhe zgjidhjeve inovative,
(3) ndërkombëtarizimin e IBAS – duke filluar me lançimin në Londër të Anglisë dhe regjistrimin drejt listimit në bursën e Londrës ose Nasdaq,
(4) ruajtjen dhe forcimin e përputhshmërisë me kërkesat rregullatore.
Besoj se ky është momenti i duhur që IBAS të dëshmojë se institucion financiar nga Kosova mund të konkurrojë me sukses në tregjet ndërkombëtare.”

— Gazmend Selmani, Kryeshef Ekzekutiv i IBAS

Me këtë emërim, IBAS forcon pozicionin e saj si një nga institucionet më inovative financiare në rajon, duke ecur drejt vizionit për t’u bërë një Financial HUB ndërkombëtar që lidh tregjet evropiane me Kosovën. Institucioni mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, përputhshmërisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të shërbimeve që u mundësojnë klientëve zgjidhje moderne, efikase dhe të sigurta financiare.

#blog
Ndani këtë:

Na dërgoni mendimin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *

Aplikacioni financiar që ju duhet.

Nga pagesat e përditshme të faturave deri te transfertat ndërkufitare dhe këshillimi profesional për investime, IBAS ju ndihmon të menaxhoni më mirë financat tuaja.

Filloni tani