hamburgerImg

Online application for individual loans at IBAS, everything you need to know

Nëse dëshironi të blini diçka, të udhëtoni diku apo të realizoni planet tuaja, por nuk keni fonde të mjaftueshme, atëherë mund të aplikoni online për kredi në IBAS gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës. IBAS ju mundëson që të kryeni pagesa, transfere dhe të merrni kredi online deri në 100,000 euro. Pagesat tuaja, aktualisht, mund t’i realizoni në mbi 700 partnerë (biznese dhe institucione).

Si të aplikoni për kredi?
Për të aplikuar për kredi në IBAS së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Nëse jeni përdorues i iOS (Iphone) aplikacionin mund ta merrni përmes këtij linku:
https://apps.apple.com/us/app/ibas/id1512391343.

Ndërsa, nëse jeni përdorues i Android (Samsung, Huawei, Xiaomi etj.) aplikacionin mund ta merrni përmes këtij linku: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.ibas.app.

Pas kësaj duhet të vazhdoni me hapjen e llogarisë, veprim i cili gjithashtu bëhet online. Pasi ta hapni llogarinë, ju duhet të klikoni mbi butonin “merr kredi” dhe pastaj të përzgjidhni llojin e kredisë dhe t’i ngarkoni dokumentet e kërkuara.

Cilat dokumente kërkohen për të aplikuar?
Kontrata e punës, gjendja e llogarisë bankare për 3 apo 6 muajt e fundit ose pasqyra e kontributeve pensionale (trusti) janë dokumentet që duhet të ngarkohen në aplikacion për të aplikuar për kredi. Kërkesa juaj për kredi shqyrtohet 30 minuta pas kompletimit të dokumentacionit nga e hëna deri të premten, prej 8:30 deri në ora 17:00.

Cilat lloje të kredive ofrohen nga IBAS?
IBAS ofron kredi të ndryshme për pagesa me afat kthimi deri në 12 muaj, si: Kredi çasti, kredi për pagesë pushimi, kredi për pagesë studimi, kredi për pagesa të ndryshme, kredi për investime, kredi për 9 muaj dhe kredi sezonale. Të gjitha specifikat e tyre i gjeni brenda aplikacionit.

Ku mund të shfrytëzohet kredia?
Kredinë tuaj mund ta shfrytëzoni vetëm për pagesa në ato vende: biznese, institucione apo organizata tjera ku IBAS ka marrëveshje. E kush janë partnerët e IBAS? Edhe këtë përgjigje e gjeni në aplikacion përmes listës së biznesve, duke e kërkuar emrin e biznesit. Kjo mundësi ofrohet edhe në ueb faqen e IBAS, tek rubrika “partnerët”.

Nëse ju duhet ndihmë shtesë në lidhje me hapjen e llogarisë apo aplikimin për kredi, mund të na kontaktoni në numrin: 038600300, në rrjetet sociale: Facebook dhe Instagram apo në emailin: info@ibas.world.

Share the Post:

Related Posts

Thank you for choosing IBAS for your banking needs!

We're thrilled to welcome you on board. In compliance with regulatory requirements, we kindly request you to download our app and commence the KYC/KYB process, which is a legal prerequisite for opening a banking account.

The process is straightforward and comes with the necessary guidance.

Experience Innovative Banking and Attractive Solutions (IBAS) to the fullest!

Choose the store for downloading the application.

Dear applicant,

We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

I/E nderuar,

Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time. Until the issue is resolved, please contact us through Facebook, Instagram, in our app, or call us at 038600300. Thank you for right understanding.

Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme. Deri sa të zgjidhet çështja, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook-ut, Instagram-it, në aplikacionin tonë, ose na telefononi në 038600300. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.