Shpesh kemi përjetuar situata të bezdisshme kur duhet të kryejmë një pagesë në një institucion publik ose privat dhe gjendemi në një situatë ku, ose nuk kemi mundësi pagese elektronike, ose nuk kemi para të gatshme, ose nuk i kemi informatat e nevojshme për të kryer pagesën përmes bankimit elektronik (eBanking) ose bankimit mobil (mBanking). Për të eliminuar situata të tilla, IBAS ka sjellë teknologjinë e fundit: Pass-through eWallet. Nuk ka një të dytë, as në Kosovë e as në Ballkanin Perëndimor.
Çfarë është në të vërtetë Pass-through eWallet?
Viteve të fundit kemi dëgjuar shumë për eWallet ose kuletat elektronike. Një kuletë elektronike ofrohet nga institucione financiare, të licencuara nga rregullatorët e vendeve të operimit dhe ofrojnë shërbimin e emetimit dhe/ose mbajtjes së parave elektronike në një llogari pagese, prej së cilës, më pastaj me inicimin dhe konfirmimin e mbajtësit të saj kryhen pagesa për palë të treta, të sektorit publik ose privat, apo edhe transferimit tek një person privat. Parakusht për realizimin e pagesave të tilla është emetimi paraprak i parasë elektronike në një pikë fizike të institucionit financiar, dërgimi i parave nga një llogari bankare, ose mbushja e kuletës elektronike përmes kartelave të Visa ose Mastercard. Pra, një transaksion ose pagesë kryhej në dy cikle të ndryshme – 1) emetimi i parave në kuletën elektronike ose mbushja paraprake e kuletës elektronike dhe 2) inicimi dhe konfirmimi i pagesës për përfituesin e përzgjedhur. Por, me lansimin e inovacionit Pass-through eWallet nga IBAS, mënyra paraprake mbetet primitive. Kjo, sepse tashmë teknologjia e IBAS ju mundëson të kryeni pagesa elektronike edhe pa emetuar ose mbushur kuletën tuaj elektronike me para. Me Pass-through eWallet të IBAS ju mund të kryeni pagesë ose transfere direkt nga kartela juaj e Visa ose Mastercard. Për më tepër, falë mundësive ligjore që ofron Ligji 03/L-196, nuk keni nevojë të krijoni identitetin digjital. Por, kjo nuk është mundësia e vetme. Përmes teknologjisë së IBAS ju mund të kryeni pagesë edhe nëse nuk keni para në kartelën tuaj të Visa ose Mastercard. Këtë ua mundësojnë një nga tre llogaritë e “Blej Tani e Paguaj më Vonë” që i ofron IBAS.
Eksploroni fuqinë e Pass-through eWallet dhe shijoni lirinë e të qenit në kontroll të financave tuaja, pa stresin e mungesës së fondeve kur ju nevojiten më së shumti. Vizitoni faqen tonë të internetit https://ibas.world/join-ibas/ dhe krijoni llogarinë për të kryer pagesa në cilindo institucion publik, kurdo që keni nevojë.