MOS PAGUAJ PROVIZION për me çu pare në Kosovë.
Një nga pyetjet më të shpeshta që marrim nga miqtë tanë në mërgatë është:
“Qysh me çu pare në Kosovë, shpejt dhe pa provizion?”
Një pyetje shumë e drejtë – kush dëshiron të paguajë kur ekzistojnë zgjidhje më të mira që nuk kanë fare provizion?
Saktësisht këtë e bën IBAS – me një zgjidhje që askush tjetër nuk e ofron dhe që po ua lehtëson jetën ndjeshëm, jo vetëm familjarëve në Kosovë, por edhe mërgimtarëve.
Si funksionon IBAS?
IBAS u mundëson mërgimtarëve të dërgojnë para drejtpërdrejt nga llogaria e tyre bankare në Evropë, në llogarinë bankare (konto numër, me qasje në SEPA) që IBAS ua ofron familjarëve të tyre në Kosovë, pa pagesë. Kjo do të thotë që dërgimi i parave nga Evropa në Kosovë ndodh njësoj si brenda vetë Evropës – ndërsa përfituesit në Kosovë i marrin paratë brenda sekondave.Përfitime për llogaritë Remitenca, PREMIUM dhe INTEGRA
- Paratë merren PA provizion
- Tërheqje në çdo bankomat në Kosovë – PA provizion
- Kredi pa interes – deri në 750 € për 3 muaj ose deri në 1,000 € për 30 ditë
- Sigurim shëndetësor spitalor falas deri në 25,000 €
E pabesueshme? Ja si funksionon
Nëse jeton në një shtet të Evropës, nuk ke nevojë të shkarkosh aplikacionin e IBAS apo të hapësh një llogari të re. Mjafton të kyçesh në aplikacionin e bankës tënde dhe të bësh një transferim në IBAN-in që IBAS ia gjeneron pranuesit në Kosovë. Paratë mbërrijnë brenda sekondave. Para se të nisni transferin, pranuesi i parave në Kosovë duhet të hapë një llogari në IBAS, nga ku i gjenerohet një IBAN anglez me qasje në SEPA, sistem që mundëson transfere pa provizion nga çdo bankë në Evropë.Po përfituesi, a paguan diçka?
Varet nga zgjedhja e tij. Ai mund të zgjedhë:- Llogaria STANDARD: Pa tarifë mujore, por 3€ për çdo transfer që pranon.
- Llogaritë me përfitime: Remitenca, PREMIUM apo INTEGRA – me transfere pa provizion dhe shumë benefite të tjera.
Cilat janë këto llogari pa provizion?
-
Llogaria REMITENCA – 9.99€/muaj
- 2 transfere mujore nga Evropa, pa provizion
- Sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000 € pa pagesë
- Mastercard pa mirëmbajtje dhe pa provizion
- 2 tërheqje mujore në çdo bankomat në Kosovë, pa provizion
-
Llogaria PREMIUM – 9.99€/muaj
- 2 transfere mujore nga Evropa, pa provizion
- 750 € kredi pa interes për 3 muaj
- Mastercard pa mirëmbajtje dhe pa provizion
- 2 tërheqje mujore në çdo bankomat në Kosovë, pa provizion
-
Llogaria INTEGRA – 14.99€/muaj
- 3 transfere mujore nga Evropa, pa provizion
- 1,000 € kredi pa interes për 30 ditë
- Mastercard pa mirëmbajtje dhe pa provizion
- 3 tërheqje mujore në çdo bankomat në Kosovë, pa provizion
- Sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000 € pa pagesë
Po nëse hap fillimisht llogarinë STANDARD?
Po, absolutisht! Mbajtësi i llogarisë na shkruan përmes opsionit “Ndihma” në aplikacionin IBAS dhe ndryshimi bëhet brenda ditës.A është IBAS i sigurt?
IBAS është institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe mbikëqyret rregullisht, njësoj si bankat tjera. Selia e IBAS ndodhet në Kosovë dhe në Angli, me qasje të drejtpërdrejtë në sistemin SEPA, i mbikëqyrur nga Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian. Përdorim teknologjinë më të fundit, siguri me verifikim me dy faktorë (2FA) dhe shenja biometrike – njësoj si në bankat më të sigurta në Evropë.IBAS – Shoku yt financiar
IBAS, shoku yt që kujdeset për reduktimin e shpenzimeve të tua, mirëqenien financiare të familjes suaj dhe përfshirjen në sigurimin shëndetësor falas në të gjitha spitalet private në Kosovë dhe Shqipëri.Pyetja është – a je gati ta bësh më të lehtë jetën për veten dhe familjen në Kosovë?