Përdoruesit e IBAS që kanë llogari të verifikuar në Binance, BitStamp, ByBit e këmbimore tjera të licencuara në Evropë, tani mund të shijojnë një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për t’i sjellë fondet e tyre në IBAN SEPA Instant që IBAS e ofron, e pastaj t’i përdorin menjëherë me IBAS Mastercard – qoftë për pagesa, qoftë për tërheqje në çdo bankomat në Kosovë e përtej.
Si bëhet?
- Krijoni një llogari pagese (IBAN) përmes aplikacionit të IBAS dhe merrni pakon STANDARD (pa pagesë të mirëmbajtjes), PREMIUM ose INTEGRA
- Shtoni IBAN-in tuaj të lëshuar nga IBAS në Binance, Bitstamp, ByBit
- Në portofolin tuaj virtual (eWallet) në Binance, Bitstamp, ByBit regjistroni llogarinë IBAN që IBAS ju ka ofruar.
- Konvertoni kriptot në FIAT në Binance, Bitstamp, ByBit
- Procesi i konvertimit kryhet tërësisht në Binance, Bitstamp, ByBit. IBAS nuk mban kripto dhe nuk ofron shërbime konvertimi të kripto aseteve.
- Transferoni përmes SEPA Instant
- Pas konvertimit, fondet në EUR i transferoni menjëherë në llogarinë tuaj (IBAN Britanez) që IBAS u ka krijuar.
- Brenda pak sekondash, ato bëhen të gatshme për përdorim.
- Shpenzoni ose tërhiqni fondet
- Me IBAS Mastercard, mund të paguani në dyqane, online apo në POS, në Kosovë dhe jashtë saj.
- Tërhiqni para në çdo bankomat në Kosovë, shpejt dhe pa komplikime.
- Paguani në cilëndo llogari bankare brenda ose kudo në Evropë, përmes SEPA.
Siguri dhe transparencë
- Çdo transaksion që vjen nga kripto asetet kalon përmes kontrollit të prejardhjes së parave (AML/KYC), sipas ligjeve në fuqi.
- Kjo garanton që fondet tuaja janë të sigurta dhe sistemi financiar mbetet i besueshëm.
- Për cdo transaksion të pranuar ose paguar përmes IBAS ju lëshohet fletëdëshmia, e cila mund të përdorët si dëshmi pagese para institucioneve publike.
Pse ia vlen?
- Shpejtësi absolute – fondet në sekonda me SEPA Instant, në IBAS Mastercard.
- Liri totale – përdorni Mastercard-in tuaj kudo në botë, pa kufizime.
- Besim i plotë – përputhshmëri me ligjin dhe standardet më të larta të sigurisë.
Nëse nuk keni llogari të hapur në IBAS, shtypni mbi këtë vegëz https://ibas.world/join-ibas/ dhe filloni procesin e hapjes së llogarisë dhe Avanconi llogarinë tuaj në STANDARD ose ndonjë llogari tjetër që iu përshtatet më shumë.