PAKO STANDARD
Ky lloj llogarie, përveç mundësisë për kryerjen e të gjitha pagesave ndaj institucioneve publike, kompanive të sigurimeve dhe shërbimeve utilitare (si energjia elektrike, uji dhe mbeturinat), si dhe aplikimit për kredi ose mbiterheqje, ofron edhe shërbimet e mëposhtme:
0.00€ /në muaj
Shërbimet bankare që merrni nga llogaria FALAS:
Llogari bankare britanike me qasje në SEPA
Përmes kësaj llogarie të ofruar nga IBAS, ju mund të dërgoni para kudo në Zonën Ekonomike Evropiane, brenda sekondave, pavarësisht shumës. Në të njëjtën kohë, mund të pranoni para nga e njëjta zonë, qofshin ato remitenca nga familjarët tuaj që jetojnë në Evropë, apo pagesa nga kontraktorët tuaj, si nga Shopify, AirBNB, Wise dhe shumë platforma të tjera globale.
Identitet Elektronik Evropian nga rTrust
Me nënshkrimin elektronik nga rTrust, ju mund të disbursoni kredinë ose mbiterheqjen e aprovuar deri në 5,000 euro, pa pasur nevojë të vizitoni zyrat apo të takoni personelin e IBAS fare.
Kuletë Elektronike Kalimtare (Pass-through eWallet)
Kjo llogari ju lejon të kryeni pagesa dhe transfere direkt nga llogaria juaj bankare, pa pasur nevojë të transferoni para në IBAS ose të mbushni kuletën paraprakisht.
Procesi është i drejtpërdrejtë dhe vjen me udhëzimet e nevojshme.
Përjetoni në maksimum zgjidhjet e IBAS!
Zgjidhni opsionet për të shkarkuar aplikacionin: