IBAS po vazhdon me rritje të vazhdueshme, duke i ofruar përdoruesve qasje shumë të lehtë në financat e tyre.
Përdoruesit, tashmë gëzojnë përfitime nga më të ndryshmet, mirëpo nëse nuk jeni akoma përdorues i IBAS, shkarkoni aplikacionin dhe eksploroni shërbimet të cilat bëjnë jetën tuaj të përditshme, më të lehtë.
Shkarko aplikacionin këtu:
App Store: https://apps.apple.com/us/app/ibas/id1512391343
Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.ibas.app
Këto janë ngjarjet më të fundit dhe shërbimet:
IBAS – Integrohet në SEPA (Single European Payment Area)
IBAS, themeluar jashtë Evropës dhe duke operuar jashtë saj, është institucioni i vetëm vendor në Ballkanin Perëndimor që integrohet në SEPA. Përmes këtij shërbimi, përdoruesit e IBAS mund të dërgojnë dhe pranojnë transferta ndërkombëtare brenda sekondave, me kosto shumë të ulët.
Individët: Tani të gjithë mërgimtarët që jetojë në vendet e Evropës, kanë mundësinë të dërgojnë para në Kosovë. Ky proces mundësohet nga bankat e juaja, duke zgjedhur transaksionin me SEPA, ju mund të dërgoni mjete në Kosovë për pak sekonda, me kosto shumë të ulët.
Bizneset: Përpos qytetarëve, kemi edhe bizneset të cilat operojnë në Kosovë dhe që importojnë mallra apo shërbime në vendet evropiane, që mund të përfitojnë nga ky shërbim dhe të bëjnë transferta ndërkombëtare të shpejta, me kosto të ulët, dhe të sigurta. Kostoja e transaksionit do të jetë vetëm 3 euro për çfarëdo shume.
BLEJ TANI, PAGUAJ MË VONË!
Përmes këtij shërbimi që IBAS ofron, ju bleni produktet sot, ndërsa paguani pas një periudhe kohore. Duke avancuar llogarinë tuaj në aplikacion, ju do të keni qasje në këtë shërbim, që ju ofron fleksibilitet në pagesat tuaja. Ju mund të bleni produktet që dëshironi dhe të përfundoni pagesën për një periudhë kohore deri në 12 muaj.
Mirëpo më e rëndësishmja është fakti që ju nëse shlyeni borxhin tuaj brenda 3 muajve, ju asnjëherë nuk do të paguani interes.
Andaj, fillimisht avanco llogarinë, zgjedh pakon, dhe shfrytëzo shërbimin.
Paguaj faturat ONLINE dhe me ZERO TARIFË!
Brenda aplikacionit, tek butoni “Pagesat Perodike”, ju mund të shihni se cilat pagesa apo fatura mund t’i përfundoni online, dhe përpos që lehtësoni procesin që duhet përfunduar çdo muaj, ju i përfundoni ato me shumë pak klikime brenda aplikacionit.
Mirëpo nuk është vetëm kjo, ju mund të përfundoni pagesën e këtyre faturave ONLINE me ZERO TARIFË: Energjia Elektrike, Uji, Mbeturina, Gjobat, Tatimi në pronë, Universiteti i Prishtinës, Ndërmarrka Publike Banesore, Kujtesa.
Dhe në fund, IBAS iu rimburëson të gjitha faturat, cdo dy javë.
CASHBACK
Zhvillimi i radhës në IBAS është edhe CASHBACK, që do të thotë që kur ju paguani përmes aplikacionit, në bizneset partnere të IBAS, ju fitoni BONUS 0.50% të shumës. Ju brenda aplikacionit mund të shihni të gjitha bizneset të cilat janë partner me IBAS, ashtu mund edhe të shihni ku mund të përfundoni pagesat.
Procesi pagesave është jashtëzakonisht i lehtë, ju përmes QR Code, i përfundoni pagesat tuaja dhe më pas fitoni BONUSIN.
IBAS – Avanco Llogarinë dhe zgjedh njërën nga PAKOT
IBAS ofron katërt (4) lloje të llogarive që përmbajnë shërbimin SEPA dhe shumë përfitime tjera, lexoni më poshtë:
Llogaria BAZIKE
- Llogari bankare britaneze;
- Mbushjen e kuletës suaj në IBAS përmes VISA ose Mastercard;
- Pranimi ose dërgimin e të hollave në dhe nga mbi 5,000 banka të Zonës Evropiane, përmes SEPA.
Llogaria PLOT
- Njëqind (100) euro pa interes për tre muaj, me qëllim të realizimit të pagesave tuaja;
- Llogari bankare britaneze dhe një (1) transfer hyrës ose dalës, pa pagesë (FALAS);
- Mbushjen e kuletës suaj në IBAS përmes VISA ose Mastercard;
- Pranimin ose dërgimin e të hollave në dhe nga mbi 5,000 banka të Zonës Ekonomike Evropiane, përmes SEPA.
Llogaria INTEGRA
- Dyqind (200) euro pa interes për tre muaj, me qëllim të realizimit të pagesave tuaja;
- Llogari bankare britaneze dhe dy (2) transfere hyrës ose dalës, pa pagesë (FALAS);
- Mbushje e kuletës suaj në IBAS përmes VISA ose Mastercard;
- Pranimin ose dërgimin e të hollave në dhe nga mbi 5,000 banka të Zonës Ekonomike Evropiane, përmes SEPA.
Llogaria PREMIUM
- Pesëqind (500) euro pa interes për tre muaj me qëllim të realizimit të pagesave tuaja;
- Llogari banare britaneze dhe tre (3) transfere hyrës dhe dalës pa pagesë (FALAS);
- Mbushje e kuletës suaj në IBAS përmes VISA ose Mastercard;
- Pranimin ose dërgimin e të hollave në dhe nga mbi 5,000 banka të Zonës Ekonomike Evropiane përmes SEPA.
Këto janë vetëm disa nga inovacionet që kemi ofruar gjatë këtij viti për përdoruesit tanë, kemi akoma dhe më shumë, andaj rrini të kyçur për më shumë informata dhe na ndiqni edhe në Rrjetet Sociale:
Instagram: https://instagram.com/ibas.world?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Facebook: https://www.facebook.com/ibas.world?mibextid=b06tZ0
LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/ibas-world/