hamburgerImg

Investimi në IBAS

Pas sukseseseve të një pasnjëshme zhvillimore, dhe me qëllim të zhvillimit të mëtejmë, veçanërisht në zgjerimin e licencave IBAS ka hapur mundësinë për blerjen e aksioneve, për të gjithë ata ose ato që cilësohen ligjërisht të përshtatshëm dhe që mund të sigurojnë ligjshmërinë e prejardhjes së parave.

  • Shuma: min 5,000 max 500,000 euro
  • Afati për aplikim: 17 maj 2024

Reth IBAS
IBAS është themeluar në vitin 2019 dhe aktualisht mban licenca nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, transferit të parasë, kredive për pagesa. Përveç këtyre, IBAS është IFJB i vetëm që ka licencë si Këshilltar për investimeve në letra me vlerë, siç janë aksionet, obligacionet qeveritare ose të bizneseve, letrat tregtare.

Aktualisht, në Kosovë, IBAS i ka mbi 31,000 klientë individual, dhe 2,131 partnerë binesi, tek të cilët mund të realizohen pagesa digjitale. Është i vetmi institucion financiar i themeluar dhe që operon jashtë Bashkimit Evropian e që ka qasje në SEPA dhe që ofron llogari bankare ndërkombëtare ose IBAN britanez përmes së cilit u mundëson qytetarëve transfere të parasë nga gjithë Zona Ekonomike Evropiane, edhe pa tarifë, ndërsa bizneseve u mundëson psgesën e furnitorëve të tyre për dhe vetëm tre (3) euro, pavarësisht shumë që transferojnë ose pranojnë nga Evropa. Deri tani, IBAS ka pranuar kërkesa për kredi në mbi 13.9 milion euro dhe i ka financuar mbi 5.2 milionë euro prej tyre.

Në vitin 2022, sipas metodologjisë Discounted Cash Flow, IBAS është vlerësuar 25,578,052 euro. Mbi bazën e kësaj bën thirrje publike, duke krijuar historinë e kësaj natyre në Kosovë dhe shet 498,000 euro aksione për 1.946% të aksioneve, nga gjithësej 577,000 euro të zotuara.
Shit-blerje aksionesh kjo, që në bazë të nenit 205 të Ligjit nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, konstaton vlerën e IBAS në 26,076,052 euro.

Për arsye etiko-profesionale, por edhe juridike, IBAS pranon investime vetëm nga palë që njohin rreziqet afariste dhe që janë të gatshëm t'i pranojnë ato. Po ashtu, të gjithë investorët e IBAS duhet ta kuptojnë se investimet pasuese mund ta rrisin vlerën e aksioneve të aksionerëve ekzistues, pa çka se mund ta zvogëlojnë numrin e aksioneve që i zotërojnë para financimeve të radhës.

Në anën tjetër, IBAS po punon vazhdimisht për zgjerim, si në produkte e licenca, ashtu edhe në shtrirje. IBAS, aktualisht ka tre degë (Prishtinë, Pejë dhe Prizren) dhe do të hapë edhe degë të tjera. Përveç kësaj, është duke punuar të zgjerohet edhe në rajon, si Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi.

Informacione të përgjithshme për rreziqet

Para se të blini aksione në një subjekt afarist ju duhet të analizoni mirë rreziqet që mund të vijnë nga investimi që bëni. Mbi të gjitha, ju duhet ta dini që ekziston:

Rreziku i tregut
Vlera e aksioneve të subjekteve juridike mund të fluktuojë për shkak të faktorëve të ndryshëm ekonomikë. Rënie në treg mund të çojë në ulje të çmimit të aksioneve, e kjo sigurisht që ulë prekur vlerën e investimit tuaj.

Rreziku specifik i subjektit
Çdo subjekt afarist përballet me një sërë rreziqesh të mundshme, duke përfshirë sfidat operative, konkurrencë , ndryshimet në menaxhim dhe çështjet ligjore.

Rreziku financiar
Planet dhe parashikimet financiare të subjekteve afariste edhe mund të dështojnë, ose vonohen. Rrjedhimisht, ato mund të përballen me rreziqe të natyrës financiare. Kjo do të thotë se ato subjekte ballafaqohen me likuditet financiar, me pamundësintë shlyerjes së detyrimeve apo edhe me pamundësi të realizimit të planit operativ.

Rreziku i Industrisë
Investimi në aksione ju ekspozon ndaj rreziqeve të specifikuara nga industritë e caktuara në të cilat operon subjekti afarist. Ndryshimet ligjore ose avancimet teknologjike që prekin një sektor të veçantë mund të ndikojnë ndjeshëm në performancën e aksioneve brenda atij sektori.

Rreziku i Menaxhimit
Efektshmëria dhe integriteti i ekipit të menaxhmentit të një subjekti juridik mund të ndikojnë në performancën dhe shanset e saj afatgjata. Vendimet e dobëta të menaxhmentit, konfliktet e interesit ose çështjet e qeverisjes mund ta ndikojnë vlerën e aksioneve dhe të rrisin rrezikun e investimit.

Rreziku Ligjor dhe rregullator:
Rreziqet ligjore dhe rregullatore mund të vijnë nga ndryshimet në ligje, rregulloret ose litigacionet që mund të ndikojnë në operacionet, profitabilitetin ose edhe reputacionin e kompanisë. Dështimet e zbatimit të ndryshimeve ligjore mund të krijojnë gjoba nga rregullatore dhe mmmund të kenë pasoja të dëmshme për subjektin afarist dhe aksionerët e saj.

Rreziku i Qeverisjes Korporative
Praktikat e dobëta të qeverisjes korporative, si mungesa e mbikëqyrjes nga ana e bordit, mungesa e transparencës ose konfliktet e interesit, mund të rrisin rrezikun e mashtrimit, menaxhimit të gabuar ose shkeljeve etike brenda subjektit afarist.

Vëmendje:
IBAS ka marrë të gjitha masat, me kohë dhe në mënyrë proaktive që asnjë prej rreziqeve të mësipërme të mos ndodhin, dhe asnjë nuk kanë ndodhur deri tani. Megjithatë, kur kemi të bëjmë me investime në aksione duhet t'i analizojmë mundësitë që ndonjë prej tyre edhe mund të ndodhë. Ky është rregulli bazë para se të vendoset për blerjen e aksioneve në një subjekt afarist.



    Ju lutem, ngarkoni dokumentin e identifikimit (Pasaportë ose Kartë identiteti).

    Faleminderit.
    I/e nderuar,

    Shuma financiare duhet të jetë më e madhe se 5,000 euro dhe më e vogël se 500,000 euro.

    Faleminderit për mirëkuptim.
    Share the Post:

    Related Posts

    Thank you for choosing IBAS for your banking needs!

    We're thrilled to welcome you on board. In compliance with regulatory requirements, we kindly request you to download our app and commence the KYC/KYB process, which is a legal prerequisite for opening a banking account.

    The process is straightforward and comes with the necessary guidance.

    Experience Innovative Banking and Attractive Solutions (IBAS) to the fullest!

    Choose the store for downloading the application.

    Dear applicant,

    We are happy to inform you that you applied successfully. Our team will contact you soon and will let you know for the next steps.

    I/E nderuar,

    Jemi të lumtur t'ju informojmë se keni aplikuar me sukses. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë së shpejti dhe do t'ju njoftojë për hapat e ardhshëm.

    We regret to inform you that your application was not successful. This outcome could be attributed to technical issues or internet interruptions. We encourage you to consider reapplying at a later time.

    Me keqardhje ju informojmë se aplikimi juaj nuk ishte i suksesshëm. Ky rezultat mund t'i atribuohet çështjeve teknike ose ndërprerjeve të internetit. Ne ju inkurajojmë të konsideroni riaplikimin në një kohë të mëvonshme.